LAJMI I FUNDIT:

Juventusi konfirmon lëndimin e Pogbas

Juventusi konfirmon lëndimin e Pogbas
Reklama

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba është diagnostikuar me një lezion në meniskun anësor në gju, kështu që do të kërkojë një vizitë me një specialist për të parë nëse operacioni është i nevojshëm.

Ish-lojtari i Manchester United çaloi me problemin e gjurit gjatë një seance stërvitore në turneun e tyre parasezonal në Los Angeles.


Ai nuk dukej veçanërisht i shqetësuar, por testet tani kanë treguar se ka një lezion në meniskun anësor në gjurin e tij të djathtë.

Paul Pogba tregon aftësi të jashtëzakonshme gjatë seancës stërvitore të Juventusit
Lexo po ashtu Paul Pogba tregon aftësi të jashtëzakonshme gjatë seancës stërvitore të Juventusit

Reprezentuesi francez do të vizitojë një specialist për të parë nëse kërkohet ndonjë trajtim kirurgjik.

Sipas Tuttosport, Pogba do të ketë nevojë për operacion dhe do të jetë jashtë për 30-35 ditë.

“Pas ankesave për dhimbje në gjurin e tij të djathtë, Paul Pogba iu nënshtrua ekzaminimeve radiologjike që zbuluan një lezion të meniskut anësor”, thuhet në deklaratën e klubit.

“Në orët në vijim ai do t’i nënshtrohet një konsulte ortopedike specialistike. Prandaj, për të vazhduar trajtimin, ai nuk po merr pjesë në udhëtimin për në Dallas”.

Nuk është një fillim i mirë për rikthimin e tij te Zonja e Vjetër, pasi ka ardhur si lojtar i lirë nga Manchester United.

Kjo do të thotë se Pogba nuk do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës në Dallas, ku do të përballet me Barcelonën në një ndeshje miqësore.

Mbetet për t’u parë se sa kohë do të jetë jashtë fushës 29-vjeçari. Ky lloj lëndimi zakonisht kërkon dy deri në tre javë trajtim, kështu që ai po përballet me një garë me kohën për të qenë gati për ndeshjen hapëse të sezonit në Serie A.

Nëse specialistët këshillojnë kirurgjinë, atëherë kjo do të zgjasë në mënyrë të pashmangshme kohën jashtë fushës në disa muaj.

Kjo i shtyn tifozët e Juventusit të shikojnë prapa mbi rekordin e tmerrshëm të lëndimeve të Pogbas gjatë tre sezoneve të fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harrojeni “Fadil Vokrrin”, fusha e përmbytur nga ‘uji dhe lloçi’ në Lubjanë vjedh gjithë vëmendjen para ndeshjes në Ligën e Konferencës

Harrojeni “Fadil Vokrrin”, fusha e përmbytur nga ‘uji dhe lloçi’ në Lubjanë vjedh gjithë vëmendjen para ndeshjes në Ligën e Konferencës

Ndërkombëtare
Genc Nuza bëhet viral në rrjetet sociale, ndërpreu dy herë ndeshjen mes HJK Helsinki dhe Aberdeen

Genc Nuza bëhet viral në rrjetet sociale, ndërpreu dy herë ndeshjen mes HJK Helsinki dhe Aberdeen

Ndërkombëtare
Liverpooli bëhet skuadra e parë që arrin një moment historik për një klub anglez

Liverpooli bëhet skuadra e parë që arrin një moment historik për një klub anglez

Ndërkombëtare
Man City gati të 'lehtësojë largimin' e lojtarit për shkak të marrëdhënieve të këqija me Guardiolën

Man City gati të 'lehtësojë largimin' e lojtarit për shkak të marrëdhënieve të këqija me Guardiolën

Premier League
Bellingham dhe Real Madridi në mes të një udhëkryqi - anglezi mund ta humbë sezonin dhe Euro 2024

Bellingham dhe Real Madridi në mes të një udhëkryqi - anglezi mund ta humbë sezonin dhe Euro 2024

La Liga
Maldini thyen heshtjen pas shkarkimit e tij nga Milani, tregon gjithë detajet

Maldini thyen heshtjen pas shkarkimit e tij nga Milani, tregon gjithë detajet

Serie A
Kalo në kategori