LAJMI I FUNDIT:

Juventusi me Higuainin në sulm drejt rekordeve

Juventusi me Higuainin në sulm drejt rekordeve

Numra të frikshëm që në fillim. Gonzalo Higuain nuk e humbet asnjëherë mundësinë për të treguar vlerat e tij.

90 milionë eurot e shpenzuara nga Juventusi për një lojtar që pas disa muajsh do të mbushë 29-vjeç janë shumë, por gjithsesi El Pipita me paraqitjet e tij në fushë ka bërë që tifozët bardhezinj të ëndërrojnë një sezon të madh me argjentinasin në sulm.


Tre gola në tre ndeshje ka shënuar argjentinasi me klubin e tij të ri edhe pse dy nga këto takime i ka nisur nga stoli, me një mesatare prej një goli në 39 minuta, shifra këto me të vërtetë të frikshme.

Higuain i lumtur që është pjesë e Juves dhe bashkëlojtar i Dybalas
Lexo po ashtu Higuain i lumtur që është pjesë e Juves dhe bashkëlojtar i Dybalas

Gjatë sezoneve të kaluara me fanellën e Napolit, Higuain nuk e kishte nisur asnjëherë kaq mirë.

Në tre ndeshjet e para të sezonit 2013-2014, sulmuesi argjentinas realizoi dy herë, në atë pasardhës nuk arriti ta gjente rrugën e rrjetës ndërsa në sezonin e kaluar sërish u mjaftua me dy gola, por iu deshën çdo 121 minuta për gol.

Në ndeshjen e parë si titullar me fanellën e Juventusit, Higuain fitoi menjëherë zemrat e tifozëve.

Juventusi shënon dy gola të shpejt me anë të super-transferimit (Video)
Lexo po ashtu Juventusi shënon dy gola të shpejt me anë të super-transferimit (Video)

Fillimisht realizoi me një goditje nga një pozicion diagonal pas vetëm katër minutave, ndërsa pak vonë me një tentativë fluturimthi gjeti edhe golin e dytë personal ndaj Sassuolos një finalizim shumë i bukur ky.

Në fushë El Pipita merret shumë mirë vesh me argjentinasin tjetër Dybala dhe ata të dy sëbashku janë të aftë të realizojnë gjëra të mëdha.

Rekordi prej 36 golash në Serinë A i vendosur sezonin e kaluar, mund të thyhet sërish nëse Higuain vazhdon me këto ritme.

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Kalo në kategori