LAJMI I FUNDIT:

Juventusi beson se Chelsea do të paguajë çmimin e kërkuar për De Ligt

Juventusi beson se Chelsea do të paguajë çmimin e kërkuar për De Ligt

Juventusi nuk do ta lërë Matthijs de Ligt të largohet për më pak se 110 milionë euro dhe janë të bindur se Chelsea së shpejti do të bëjë një ofertë të ngjashme.

Mbrojtësi holandez dëshiron të largohet nga Juventusi gjatë verës, siç konfirmoi drejtori ekzekutiv i Zonjës së Vjetër, Maurizio Arrivabene, të enjten.


De Ligt ka një kontratë deri në vitin 2024, por ka vendosur kundër vazhdimit të një marrëveshjeje të re në Allianz Stadium dhe Chelsea tani është në bisedime për të siguruar shërbimet e tij.

Juventusi ka refuzuar ofertën e tyre të parë prej 40 milionë euro plus Timo Werner ose Christian Pulisic dhe sipas gazetës Tuttosport, Bianconerët nuk duan të përfshijnë asnjë lojtar në marrëveshje.

Përse nuk ka kuptim për Juventusin shkëmbimi i De Ligt me Wernerin, plus para
Lexo po ashtu Përse nuk ka kuptim për Juventusin shkëmbimi i De Ligt me Wernerin, plus para

Gjigantët e Serie A duan ofertë vetëm me para të gatshme për De Ligt, i cili ka një klauzolë lirimi prej 120 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij.

Bianconerët mund të pranojnë më pak se kaq, por sipas gazetës, Juventusi nuk është i gatshëm të shesë për më pak se 110 milionë euro. Drejtuesit e klubit janë të bindur se Chelsea së shpejti do të përputhet me çmimin e mbrojtësit.

Sipas Sky Sport Italia, Zonja e Vjetër mund të negociojë shitjen e tij, duke filluar nga 90-100 milionë euro, por asnjëra nga klubet nuk është në nxitim për të arritur një marrëveshje.

Juventusi nënshkroi me De Ligt nga Ajaxi në një marrëveshje prej 85.5 milionë euro në vitin 2019. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1
Kalo në kategori