LAJMI I FUNDIT:

Juventus identifikon zëvendësuesin ideal të Paul Pogbas

Juventus identifikon zëvendësuesin ideal të Paul Pogbas

Juventusi është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Tottenhamit dhe Danimarkës, Pierre-Emile Hojbjerg gjatë afatit kalimtar të janarit sipas raportimeve të fundit nga Anglia.

Reprezentuesi danez ka qenë i lidhur fort me një largim nga veriu i Londrës, pasi nuk është në planet e trajnerit të ri Ange Postecoglou.


Mediumi anglez Mail Sport më herët kishte raportuar se gjatë muajit shtator interesim konkret për shërbimet e Hojbjerg kishte shfaqur ekipi i Atletico Madridit, të cilët ishin të gatshëm të bëjnë një ofertë huazimi me obligim blerje.

Marotta: Paul Pogba tek Manchester United, marrëveshja më e vështirë në karrierën time
Lexo po ashtu Marotta: Paul Pogba tek Manchester United, marrëveshja më e vështirë në karrierën time

Por tani, raportet në Itali pretendojnë se gjigantët e Serie A, Juventus janë duke kryesuar garën për të nënshkruar me mesfushorin, pasi ata kërkojnë të forcojnë skuadrën e tyre në afatin kalimtar të janarit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, “Zonja e Vjetër” ka identifikuar Hojbjerg dhe sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardi si dy objektiva gjatë dimrit.

Juventusi u godit me lajme shqetësuese javën e kaluar pasi Paul Pogba u tha se ka rezultuar pozitiv në testin e dytë të dopingut.

Pezullimi maksimal në raste të tilla është katër vjet, i cili mund të dyfishohet nëse vërtetohet se substanca është marrë me qëllim.

Jo vetëm Fagioli, nën hetime raportohet se janë edhe Tonali e Zaniolo për bastëvënie të paligjshme
Lexo po ashtu Jo vetëm Fagioli, nën hetime raportohet se janë edhe Tonali e Zaniolo për bastëvënie të paligjshme

Gazeta italiane sugjeron se pezullimi i mundshëm i Pogbas do ta çojë trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, drejt një nënshkrimi në mesfushë, siç është Hojbjerg.

Danezi nuk ka startuar në asnjërën prej tetë ndeshjeve të para në Ligën Premier me fanellën e Tottenhamit./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori