Juventus dhe Inter në luftë për Arturo Vidalin

223:"BARCELONA, SPAIN - OCTOBER 29: Arturo Vidal of FC Barcelona reacts during the Liga match between FC Barcelona and Real Valladolid CF at Camp Nou on October 29, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images) 12:"Getty Images

Dy gjigantët e Serie A, Juventusi dhe Interi janë në garë për mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal.
Sipas Telelombardia, që citohet nga Calciomercato.com, kiliani është i lidhur me një largim nga klubi katalunas shkaku i minutave të pakët.
Ai në ndeshjen e fundit në El Clasico u fut në lojë në pjesën e dytë, ndërsa ditë më parë kishte një zënkë në stërvitje.

Raportimet bëjnë me dije ase ish- lojtari i Bayern Munich mund të kthehet në Itali që në janar.
Për të në luftë janë dy klubet e njohura italiane, Juventus dhe Inter.
Vidal ka qenë pjesë e klubit nga Torino mes viteve 2011-2015, duke zhvilluar 171 ndeshje dhe duke shënuar 48 gola. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
19/12/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































