LAJMI I FUNDIT:

Juventus – Bayer Leverkusen, formacionet e mundshme

Juventus – Bayer Leverkusen, formacionet e mundshme

Juventus dhe Bayer Leverkusen do të takohen në kuadër të rrethit të dytë në Ligën e Kampionëve.

Zonja e Vjetër do të jetë nikoqir i  Farmacistëve që po zhvillojnë një  formë të mirë në këtë fillim sezon në Bundesliga, derisa janë në vendin e dytë, një pikë pas Bayern Munichut.


Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në ‘Allianz Stadium’, derisa do të mungojnë disa lojtarë kryesor.

Torinezët në këtë takim do të jenë pa Giorgio Chiellinin, Douglas Costan, Danilon, Mattias De Sciglion dhe Mattia Perin, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Leverkusen do të jetë pa lojtarin e tyre kryesor, Leon Bailey, që po ashtu është i lënduar.

Formacioni mundshëm i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Silva; Khedira, Pjanic, Matuidi; Dybala; Ronaldo, Higuain.

Formacioni i mundshëm i Bayer Leverkusenit: Hradecky; Weiser, Dragovic, S Bender, Sinkgraven; Baumgartlinger, Aranguiz; Havertz, Amiri, Volland; Alario. /Telegrafi/