LAJMI I FUNDIT:

Juve ofron para dhe një lojtar për Zaniolon, por Roma refuzon ofertën e tyre

Juve ofron para dhe një lojtar për Zaniolon, por Roma refuzon ofertën e tyre

Juventusi vazhdon të insistojë për transferimin e Nicolo Zaniolos.

Talenti i madh italian është objektivi kryesor i Zonjës së Vjetër për edicionin e ri, megjithatë Roma nuk dëshiron të heq dorë nga ai.


Tuttosport ka raportuar se së fundmi Juventusi ka bërë një ofertë shumë të mirë Romës, por që është refuzuar nga Giallorosët.

Zonja e Vjetër i ka ofruar kryeqytetasve sulmuesin anësor Federico Bernardeschi, por edhe një shumë të parave që nuk është zbuluar për Zaniolon.

Përkundër që Giallorosët kanë objektiv afrimin e sulmuesit italian nga Juventusi, ata kanë refuzuar këtë ofertë.

Roma i ka bërë të qartë kampionëve në fuqi të Italisë se nuk do ta lejoj largimin e Zaniolos për asnjë çmim.

Kësisoj tani Juventusit i mbetet që të synojë një tjetër futbollist për repartin ofensivë.

Në anën tjetër dy klubet mund të bëjnë një tjetër shkëmbim, pasi Bryan Cristante mund t’i bashkohet bardhezinjve ndërsa Rolando Mandragora te Roma. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori