LAJMI I FUNDIT:

Juve dhe Torino ndahen në paqe, Higuain shpëton ‘Zonjën’ nga humbja në minutat shtesë (Video)

Juve dhe Torino ndahen në paqe, Higuain shpëton ‘Zonjën’ nga humbja në minutat shtesë (Video)

Derbi i qytetit në mes të Torinos dhe Juventusit ka përfunduar me barazim 1-1.

Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë, por Juventusi pati rastet më të mira për gol.


Vendasit rrezikuan me anë të Mehdi Benatia (15’), Leonardo Bonucci (16’) dhe Paulo Dybalas (43’), por në të gjitha rastet dyshuan të shënojnë dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë, Torino arriti të kthehet furishëm në ndeshjes, duke gjetur shpejt golin e epërsisë.

Ishte Adem Ljajic, i cili shënoi një supergol në minutën e 52 nga goditja e dënimit dhe kaloi skuadrën e tij në epërsi.

Goditja e Ljajic përfundoi në vend!

Vetëm pesë minuta më vonë, mysafirët e Torinos mbeten pa një futbollistë, pasi mesfushori Afriyie Acquah u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u largua nga loja, ashtu sikurse edhe trajneri i tij Sinisa Mihajlovic pas protestave.

Ndërhyrja e Acquahs e sanksionuar me kartonin e dytë të verdhë!

Në vazhdimin e ndeshjes, Juventusi mori nën kontroll të gjithë ndeshjen, duke shpeshtuar rastet dhe rreziqet në drejtim të portierit Joe Hart, megjithatë goli i barazimit erdhi vetëm në minutat shtesë, ku Gonzalo Higuan shënoi nga distanca një gol të bukur dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Pas këtij barazimi, Juventusi ka tetë pikë më shumë se vendi i dytë, Napoli, por në rast fitoreje të Romës epërsia do të zvogëlohet në shtatë pikë, ndërsa Torino renditet në vend të nëntë me 50 pikë. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x5l8yv3_adem-ljajic-fantastic-free-kick-goal-vs-juventus-0-1_sport

https://twitter.com/ValeraSp0rt/status/860956025884692480