LAJMI I FUNDIT:

Justin Bieber planifikon dasmë madhështore me Hailey Baldwin

Justin Bieber planifikon dasmë madhështore me Hailey Baldwin
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin (Foto: Omar Rawlings/Getty Images)

Ylli i muzikës pop, Justin Bieber, mezi po e pret dasmën me gruan e tij, Hailey Baldwin, këtë herë në mesin e të gjithë familjes dhe miqve të ngushtë.

Një burim ka thënë për ET se 25-vjeçari dhe 22-vjeçarja janë duke u “përgatitur për ngjarjen e jetës së tyre” dhe do të martohen më vonë këtë muaj në Karolinën e Jugut.


Megjithëse çifti është martuar me ligj shtatorin e kaluar – ata u kurorëzuan në një ceremoni private në gjyq në New York City – burimi thotë se hera e dytë do të jetë domethënëse për më të dashurit e tyre si dhe për besimin e fortë që kanë me njëri-tjetrin.

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin (Foto: Omar Rawlings/Getty Images)

“Ata donin të festonin dashurinë dhe unitetin e tyre përpara njerëzve që duan, veçanërisht Zotit”, thotë burimi.

Sipas burimit, ceremonia do të jetë sa më private dhe do përfshijë vetëm familjen. “Dasma do të jetë një përrallë me lule të larta, drita dhe një aheng të gjithanshëm”, thotë burimi. “Justin mezi pret të festojë ditën e veçantë me të gjithë”.

Përveç kësaj, Justin së fundmi ka qenë i hapur për betejat e tij me shëndetin mendor dhe sipas burimit, këngëtari aktualisht është duke bërë më mirë ndërsa planifikon dasmën e tij.

Justin Bieber bën një postim emocional për të kaluarën teksa flet për përdorimin e drogës
Lexo po ashtu Justin Bieber bën një postim emocional për të kaluarën teksa flet për përdorimin e drogës

“Justin ka pasur uljet dhe ngritjet e tij, por Hailey është shkëmbi i vazhdueshëm nëpër periudha të vështira si kjo”, ka thënë më tej burimi. “Justin do organizojë dasmën në një vend shumë të mirë, mezi pret t’i tregojë të gjithëve dashurinë që ai dhe Hailey ndajnë”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Kalo në kategori