LAJMI I FUNDIT:

“Ju nuk i njihni ende ata” – Klopp mbështet idenë e promovimit në ekip të parë katër talentë nga akademia

“Ju nuk i njihni ende ata” – Klopp mbështet idenë e promovimit në ekip të parë katër talentë nga akademia

Jurgen Klopp cilësohet si një ndër trajnerët më të mirë në botë nga shumë persona dhe një ndër aryset për këtë është edhe për faktin që ai u jep mundësinë edhe lojtarëve të rinj nga akademia që të shfaqin potencialin e tyre.

Emra si Trent Alexander-Arnold dhe Curtis Jones të cilët sot me sukses e përfaqësojnë Liverpoolin në garat në nivel vendi dhe atë ndërkombëtare, duhet t’i falenderohen Kloppit për besimin që pati tek ta.


Këtë sezon emra si Jarell Quansah, Conor Bradley dhe tani James McConnell janë ftuar në ekipin e parë të Liverpoolit.

Sezonin e kaluar, Stefan Bajcetic i la pa fjalë të gjithë me performancat e tij në fushë, pasi spanjolli në shumë ndeshje e la në bankën rezervë Fabinhon, i cili konsiderohej gjerësisht si një ndër më të mirët në pozitën e tij.

Për këtë arsye, tekniku gjerman nuk e ka përjashtuar mundësinë që këta katër lojtarë të marrin më shumë minuta gjatë këtij sezoni.

“Po, ju nuk i njihni ende ata, ose ndoshta i njihni por ata do të kenë më shumë mundësi për të luajtur dhe më e mira ende nuk ka ardhur”, ka thënë Klopp.

Ish-lojtari i Barcelonës kundërshton idenë e emërimit të Klopp, thotë se ai nuk i plotëson standardet
Lexo po ashtu Ish-lojtari i Barcelonës kundërshton idenë e emërimit të Klopp, thotë se ai nuk i plotëson standardet

“Sot Bobby Clark nuk luajti por unë mendoj se ai ka bërë mjaft mirë gjatë ndeshjeve të fundit. Trey Nyoni dhe Jayden Danns veçanërisht nga grupmoshat U18, ka shumë potencial tek lojtarët e rinj, akademia është në një moment të mirë, do të thoja se po prodhon talent të mëdhenj, është e mrekulleshme”, është shprehur gjermani.

“Nuk ka të bëjë me dhënien e mundësive, ka të bëjë me faktin se ata po trokasin në derë dhe unë nuk mund ta injoroj këtë, ata po bëjnë për mrekulli”, përfundoi 56-vjeçari./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori