LAJMI I FUNDIT:

Jota ishte ‘Plani B’ për Liverpoolin, kampioni anglez kishte tjetër sulmues primarë para transferimit të portugezit

Jota ishte ‘Plani B’ për Liverpoolin, kampioni anglez kishte tjetër sulmues primarë para transferimit të portugezit

Diogo Jota është futbollisti i momentit tek gjiganti anglez Liverpool.

Reklama

Sulmuesi portugez iu bashkua kampionit në fuqi të Anglisë në shtator nga Wolves për një shumë prej 45 milionë eurove.

Por përkundër që është blerë si futbollist rezervë, Jota ka shkëlqyer me The Reds duke shënuar rregullisht.

23-vjeçari në 10 ndeshjet e para me Liverpoolin ka shënuar shtatë gola, ku tre të tillë i realizoi në Ligën e Kampionëve ndaj Atalantës.

Megjithatë tani gazeta angleze Mirror ka raportuar se Jota nuk ka qenë objektivi kryesor i Liverpoolit për repartin ofensivë.

Jurgen Klopp dëshironte transferimin e sulmuesit senegalez Ismaila Sarr nga Watford, por në fund nuk arritën të merren vesh për çmimin e lojtarit me Watfordin.

Kjo bëri që Klopp të kthejë vëmendjen tek ylli portugez i Wolves dhe pas disa ditëve bisedimeve ata arritën marrëveshje.

Sot kur Jota është pjesë e The Reds, mund të quhet një transferim i suksesshëm, pasi sulmuesi portugez ka shpërblyer besimin e dhënë nga klubi dhe trajneri Klopp.

Në Angli kanë raportuar se Jota pritet të jetë titullar në ndeshjen e radhës ndaj Manchester Cityt para brazilianit Roberto Firmino. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Giresse publikon listën e Kosovës për ndeshjet e muajit qershor, risi dhe rikthime

Giresse publikon listën e Kosovës për ndeshjet e muajit qershor, risi dhe rikthime

Përfaqësuesja e Kosovës
Babai i Messit lëshon deklaratën bombastike: Leo dëshiron të rikthehet te Barcelona

Babai i Messit lëshon deklaratën bombastike: Leo dëshiron të rikthehet te Barcelona

La Liga
Sa do të fitojë Benzema te Al Ittihad në sekondë, minutë, javë, muaj dhe vit - shifra astronomike

Sa do të fitojë Benzema te Al Ittihad në sekondë, minutë, javë, muaj dhe vit - shifra astronomike

La Liga
Chelsea i njofton skuadrat e interesuara për çmimin e Mateo Kovacic

Chelsea i njofton skuadrat e interesuara për çmimin e Mateo Kovacic

Premier League
Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium

Ligat tjera
Një gjest që vlen sa një mijë fjalë, Mourinho zbulon të ardhmen e tij përballë tifozëve në Olimpico

Një gjest që vlen sa një mijë fjalë, Mourinho zbulon të ardhmen e tij përballë tifozëve në Olimpico

Serie A
Kalo në kategori