LAJMI I FUNDIT:

Joshua zotohet t’i kapërcejë pengesat e fundit në karrierë dhe të rikthehet sërish në maje

Joshua zotohet t’i kapërcejë pengesat e fundit në karrierë dhe të rikthehet sërish në maje
(Foto: Matchroom Boxing)
Reklama

Anthony Joshua beson se do ta rikthejë karrierën e tij në rrugën e duhur me duelin ndaj Dillian Whyte që zhvillohet në muajin e ardhshëm.

Pas humbjeve të njëpasnjëshme nga Oleksandr Usyk (në vitin 2021 dhe 2022), ish-kampioni i botës në kategorinë e peshave të rënda fitoi ndaj Jermaine Franklin, por pati një performancë jo të pëlqyer që u kritikua nga tifozët dhe analistët.


33-vjeçari është i kënaqur me punën që bën nën drejtimin e trajnerit të ri, Derrick James dhe shpreson se ndryshimi i ambientit do të shërbejë në rikthimin te sukseset ne divizionin e peshave të rënda.

Whyte nënshkruan marrëveshjen, caktohet dueli i Joshuas para meçit me Wilder
Lexo po ashtu Whyte nënshkruan marrëveshjen, caktohet dueli i Joshuas para meçit me Wilder

“E bukura e sporteve është se gjithmonë ka një mundësi të radhës për ta dëshmuar veten, prandaj pavarësisht se çfarë ndodh, është një proces që po e ndjek dhe e di se nëse shikojmë historinë, gjithçka do të shkojë mirë për mua”.

“Duhet të ndjek valën, të jem i qëndrueshëm, i përqendruar dhe kur të vijë mundësia… nëse beson në vetvete dhe vazhdon rrugëtimin tënd, 100 për qind do t’ia arrish. Vetëm ti mund ta mposhtësh veten, askush tjetër”, është shprehur AJ.

Testi i ardhshëm për Joshuan do të zhvillohet më 12 gusht në O2 Arena kundër britanikut tjetër, Dillian Whyte, të cilin e kishte nokautuar para tetë vitesh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies nuk pranon rinovimin me Bayern Munich, e do vetëm gjigantin spanjoll

Alphonso Davies nuk pranon rinovimin me Bayern Munich, e do vetëm gjigantin spanjoll

La Liga
Man City gati të 'lehtësojë largimin' e lojtarit për shkak të marrëdhënieve të këqija me Guardiolën

Man City gati të 'lehtësojë largimin' e lojtarit për shkak të marrëdhënieve të këqija me Guardiolën

Premier League
Autogol i çmendur në Gjermani - portieri i Hamburgut, Fernandes, në mënyrë të çuditshme e godet topin në rrjetën e tij

Autogol i çmendur në Gjermani - portieri i Hamburgut, Fernandes, në mënyrë të çuditshme e godet topin në rrjetën e tij

Bundesliga
“Isha shumë i zemëruar me të” - Messi thyen heshtjen për episodin ku shihej i injoruar me Lewandowskin dhe nuk i dha dorën

“Isha shumë i zemëruar me të” - Messi thyen heshtjen për episodin ku shihej i injoruar me Lewandowskin dhe nuk i dha dorën

Përfaqësueset
Luis  Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Luis Enrique zbulon emrin e lojtarit më me ndikim në botë, nuk është Messi apo Mbappe

Ndërkombëtare
Chelsea e ka gjetur zëvendësuesin e Pochettinos, ai ka 15 trofe të fituar në karrierë

Chelsea e ka gjetur zëvendësuesin e Pochettinos, ai ka 15 trofe të fituar në karrierë

Premier League
Kalo në kategori