LAJMI I FUNDIT:

“Joshua mund të bëhet ylli më i madh i botës në boks nëse e mund Klitschkon”

“Joshua mund të bëhet ylli më i madh i botës në boks nëse e mund Klitschkon”

Një nga promoterët më të mëdhenj të botës së boksit, Eddie Hearn, ka deklaruar para duelit se mundësia për piedestal për boksierin Anthony Joshua është e jashtëzakonshme.

Kampioni i nivelit IBF në kategorinë e rëndë të boksit botëror, fituesi i medaljes së artë në Lojërat Olimpik 2012 konsiderohet favorit për duelin ndaj Klitschkos.


Dhe Hearn beson se 27 vjeçari i pamposhtur deri tash mund të bëhet figura më e madhe e boksit botëror nëse arrin ta fitojë duelin që zhvillohet sonte mbrëm anë Wembley, shkruan Telegrafi.

“Ai do të bëhet ylli më i madh i sportit britanik dhe ylli më i madh në botën e boksit. Është ende herët në karrierën e tij, është lufta e tij e 19-të, kështu që ka shumë presion për të”.

Krejt lajmet rreth duelit Joshua - Klitschko
Lexo po ashtu Krejt lajmet rreth duelit Joshua - Klitschko

“Ne po flasim për një plasn 10 vjeçar, ne po kemi një luftë për epokë të boksierëve. Është këtu, është në kohën perfekte”.

“Ai është në gjendje që të mbushë cilin so dstadium, ndaj cilit do boksier, por ai dëshiron që të kujtohet për luftërat e mëdha”.

“Kjo mundësi nuk do të vijë për të edhe një herë. Tash luftoni ndaj Klitschkos, sepse një herë tjetër më kurrë nuk do të ndodhë. Ai dëshiron të luftojë në këto lufta të mëdha, ai dëshiron që të boksojë vetëm ndaj më të mirëve të sportit”, thekson Hearn teksa flet për ngritjen e pabesueshme meteorike drejt suksesit të Joshuas.

Klitschko është në rrugë për planet e mëdha të Joshuas në mënyrë që të dominojë divisionin e kategorisë së rëndë kurse Hearn është si vetdishëm për rrezikun që paraqet ish kampioni i të gjitha titujve në kategorinë e rëndë.

“Ai 100 për qind mendon se di si ta mposhtë Joshuan. Jam i bindur për këtë”.

“Unë e di se ai mendon se është i rrezikshëm, por ai nuk ndjen se Joshua ka shkathtësinë për ta mposhtur atë”.

“Ai mund të jetë i gabuar, por unë dua që dueli të përfundojë në gjashtë raunde. Nuk dua që Joshua të shkojë në këtë luftë në shtatë ose tetë raunde sepse ky djalosh (Klitschko) është me përvojë dhe shumë i fortë”, deklaroi promoteri Hearn për Sky Sports.

Dueli pritet të fillojë rreth orës 23:00 dhe në Kosovë e Shqipëri të drejtën e transmetimit e ka Supersport. /Telegrafi/