Presidenti i Bayern Munichut Uli Hoeneb ka rikonfirmuar se ylli i skuadrës Michael Olise nuk është në shitje.

Trajneri Jose Mourinho është i pranishëm në finalen e Bayernit ndaj Stuttgartit në Kupën e Gjermanisë, ku sipas mediave, është i pranishëm për ta shikuar yllin francez, të cilin Real Madridi e ka si transferim të ëndrrave.


Megjithatë, shpejtë ka ardhur përgjigja e gjigantit gjerman, që iu rikujtuan madrlenëve se anësori nuk është në shitje.

“Mourinho mund t’i mbajë pesë sy në Olise. Ai nuk do ta merr atë”, deklaro Hoeneb.

Në bazë të raportimeve, Bayerni e konsideron të paprekshëm Olise dhe nuk do të pranonte as ndonjë ofertë të çmendur financiare prej 200 milionë eurove.

Ndërkohë, Real Madridi pritet të bëjë një revolucion në skuadër, ku kanë vendosur mbi shtatë lojtarë në shitje./Telegrafi/

telegrafi sport app