LAJMI I FUNDIT:

Jorginho i drejtohet Milanit: Penallti ishte, por jo edhe karton i kuq

Jorginho i drejtohet Milanit: Penallti ishte, por jo edhe karton i kuq

Mesfushori i Chelseat, Jorginho pranon se ata ishin me fat me fitoren ndaj kundërshtarit të Ligës së Kampionëve, Milanit, mbrëmë.

Italiani konvertoi një penallti të hershme për fitoren 2-0, me mbrojtësin e Rossonerëve, Fikayo Tomori, që e shkaktoi atë dhe u përjashtua gjatë procesit.


Ai tha për Sky Italia: “Penaltia? Për mua kishte… (qesh). Ndoshta kartoni i kuq nuk ishte, por penalltia ishte aty. Përjashtimi e ndryshoi qartë lojën, sidomos me golin”.

“Kemi qenë me fat, por mbetet një fitore e rëndësishme për ne”.

“Pesë gola diferencë me Milanin? Ishin dy ndeshje të ndryshme. Në Stamford Bridge ata bënë mirë në pjesën e parë, ndërsa këtu ishin me një lojtar më pak qysh në start. Është e vështirë të bësh krahasime. Megjithatë, edhe ne kemi bërë gabime që nuk duhet të kishim bërë”.

“Detajet në këto nivele bëjnë diferencën: sot patëm një demonstrim. Një shans mund të bëjë diferencën për një ndeshje dhe për të gjithë garën”.

“Milani, megjithatë, është dhe mbetet një ekip i fortë dhe këtë e ka treguar duke na rrezikuar edhe në inferioritet numerik”.

“Qetësia e ekzekutimit të penalltive pavarësisht gabimeve? Qetësia që kam në vetvete. Të gjithë bëjmë gabime dhe duhet të mësojmë prej tyre. Unë gjithmonë përpiqem ta bëj këtë me idenë për t’u përmirësuar”, ka shtuar më tej Jorginho. /Telegrafi/