LAJMI I FUNDIT:

Johnny Depp mbetet jashtë filmit të ri të “Piratët e Karaibeve”, ai nuk do të luajë më rolin e Jack Sparrow

Johnny Depp mbetet jashtë filmit të ri të “Piratët e Karaibeve”, ai nuk do të luajë më rolin e Jack Sparrow

Super ylli i filmit të famshëm “Piratët e Karaibeve”, Johnny Depp, është lënë jashtë kastit të pjesës së re të këtij filmi.

Studiot e “Disney”-t kanë në plan një yll tjetër të madh në zëvendësim të tij, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Depp ishte roli kryesor në pesë filma të “Piratët e Karaibeve” gjatë 15 viteve të fundit, por duket se kapiten Jack Sparrow ka bërë udhëtimin e tij të fundit në episodin e pestë të kësaj sage filmash.

Skenaristi i filmit, Stuart Beattie, është i pari që konfirmon publikisht se Studiot e “Disney”-t, po bëjnë hapa të rinj në realizimin e episodit të ri të “Piratët e Karaibeve”.

Johnny Depp nuk do të jetë më pjesë e filmit “Piratët e Karaibeve” (Foto: Moviestore/REX/Shutterstock)

Depp, 55 vjeç, i cili është ndjekur nga dramat personale gjatë katër viteve të fundit, pati paraqitjen e tij të fundit si Jack Sparrow në “Dead Men Tell No Tales”, i cili u bë filmi me performancën më të ulët të filmave të vitit në të cilin u publikua.

Duke folur ekskluzivisht për DailyMailTV në tapetin e kuq të një eventi në Hollywood, skenaristi Beattie ka konfirmuar se kjo do të thotë që Depp është jashtë filmit të ri të “Piratët e Karaibeve”.

“Fëmijët në të gjithë botën e duan atë si atë karakter, kështu që unë mendoj se ka qenë e mrekullueshme për të, ka qenë e mrekullueshme për ne, kështu që unë jam shumë, shumë i lumtur për performancën e Depp”, tha ai.

Aktori Johnny Depp (Foto: Thomas Lohnes/Getty Images/Guliver)

Beattie ndjehet mirë, pa marrë parasysh se çfarë bën Depp në karrierën e tij, pasi tha se çfarëdo që të bëjë, Johnny Depp gjithnjë do të identifikohet për rolin e tij si Jack Sparrow, rol nga i cili vazhdon të fitojë miliona dollarë brenda vitit.

Stuart Beattie, skenaristi i “Piratët e Karaibeve” (Foto: Tibrina Hobson/Getty Images/Guliver)

Stuart Beatie është i pari që konfirmon se studiot e “Disney”-t po bëjnë ndryshime në “Piratët e Karaibeve”.

Beattie shtoi: “Unë mendoj se Jack Sparrow do të jetë trashëgimia e Depp. Është karakteri i vetëm që ai ka luajtur pesë herë, është karakteri për të cilin ai do të mbahet mend”.

Tutje skenaristi shtoi se filmi i tij i parë ishte nominuar për filmin më të mirë në ‘Oscars’, dhe Depp nga ky film ishte nominuar për çmimin ‘aktori më i mirë’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

E dashura e re e Jude Bellingham, Laura Celia Valk, kthehet në Madrid për të kaluar kohë me futbollistin

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Jennifer Lopez vishet me fustanin e krijuar nga stilistja shqiptare, Diana Qerimi

Magazina
Kalo në kategori