LAJMI I FUNDIT:

John Travolta i uron ditëlindjen bashkëshortes së ndjerë, Kelly Preston – tre muaj pasi humbi betejën me kancerin

John Travolta i uron ditëlindjen bashkëshortes së ndjerë, Kelly Preston – tre muaj pasi humbi betejën me kancerin

Gruaja e tij prej 29 vitesh, Kelly Preston, vdiq në moshën 57 vjeçare më 12 korrik 2020 pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit.

Tre muaj pas vdekjes së saj, John Travolta, i uroi gruas së ndjerë ditëlindjen – e cila të martën do të kremtonte përvjetorin e 58-të të lindjes.


Ylli i Hollywood-it, 66 vjeçar, ndau një foto ku shfaqeshin mamaja e tij Helen Cecilia Burke dhe babai Salvatore Travolta në ditën e dasmës së tyre krah për krah me një imazh të dasmës së tij me Kelly.

John Travolta (Foto: Instagram)

John dhe Kelly u takuan në fillmin “The Experts” në 1989 dhe filluan takimet; ai i propozoi në prag të Vitit të Ri në 1991 në hotel Palace në Gstaad, Zvicër.

Ylli i “Grease” dhe Kelly u martuan më 5 shtator 1991; në kohën kur ajo ishte dy muajshe shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, Jett.

Ata u martuan për herë të dytë në ShBA më 12 shtator në Daytona Beach, Florida.

Kelly Preston (Foto: Instagram)

Jett, i cili lindi në prill të vitit 1992, vdiq në moshën 16 vjeçare në janar të vitit 2009.

John dhe Kelly, të cilët luajtën në “Jerry Maguire”, “Twins” dhe “For Love of the Game”, janë gjithashtu prindër të vajzës Ella, 20 vjeçare dhe djalit Benjamin, nëntë vjeçar.

John Travolta dhe Kelly Preston (Foto: Shutterstock)

Beteja e Kelly me kancerin nuk u bë publike deri pas vdekjes së saj përmes John.

Më 12 korrik 2020, John shkoi në Instagramin e tij me një postim të gjatë për të njoftuar vdekjen e Kelly ku mes shumë gjërash shkroi: “Me zemër të thyer ju informoj se gruaja ime e bukur Kelly ka humbur betejën e saj dy-vjeçare me kancerin e gjirit. Unë dhe familja ime do jemi përherë falënderues ndaj mjekëve që e ndihmuan, ndaj miqve dhe të gjithë atyre që i qëndruan pranë. /Telegrafi/

John Travolta (Foto: Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Magazina
Kim Kardashian duket mahnitëse në bikini, ndërsa debuton koleksionin e saj të verës 2024 “SKIMS Swim”

Kim Kardashian duket mahnitëse në bikini, ndërsa debuton koleksionin e saj të verës 2024 “SKIMS Swim”

Magazina
Përlotet Egla Ceno: Po pres mjekun

Përlotet Egla Ceno: Po pres mjekun

Magazina
Roberti

Roberti "trazon" internetin, publikon foto me të dashurën Ana Skrel

Magazina
“Egla Ceno figuron e martuar në Shqipëri” Ish-banorja e BBVA ia zbulon sekretin

“Egla Ceno figuron e martuar në Shqipëri” Ish-banorja e BBVA ia zbulon sekretin

Magazina
Kalo në kategori