LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm Juventusi pas Berardit

Jo vetëm Juventusi pas Berardit

Drejtori i Sassuolos, Giovanni Carcevali, ia ka tërhequr vërejtjen Juventusit se nuk është favoriti i vetëm për Domenico Berardin.

Berardi ka qenë në pronësi të dy klubeve deri verën e kaluar, kur Bianconerët e shitën gjysmën e lojtarit me një klauzolë për ta blerë prapë.

Drejtori i Juves, Marotta tha se do ta transferojnë sigurt lojtarin pasi kanë një pakt mes tyre, por drejtori i Sassuolos tha se ata kanë vetëm një marrëveshje burrash dhe në moment të fundit ai mund të përfundojë edhe diku tjetër.


“Nëse Juve e do atë, kjo është mirë”.

“Bianconerët nuk janë të vetmit që po e përcjellin. Ka shumë klube, duhet të bëjmë vlerësime”.

“Nuk po mendojmë për momentin për tregun e transferimeve, ka shumë ndeshje dhe ne po bëjmë më të mirën për të tejkaluar Milanin në tabelë”, u shpreh Carnevali. /Telegrafi/