LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm Juventusi: Chelsea, Man United dhe Tottenham e duan Giuntolin

Jo vetëm Juventusi: Chelsea, Man United dhe Tottenham e duan Giuntolin

Drejtori i Napolit, Cristiano Giuntoli, pritet të largohet nga Stadio Maradona në fund të sezonit, por Juventusi është vetëm një nga opsionet për 51-vjeçarin, i cili ka vëmendjen edhe nga Chelsea, Tottenham dhe Manchester United, raportojnë mediat në Itali.

Pronari i Juventusit, John Elkann konfirmoi të martën se bardhezinjtë janë ndër admiruesit e Giuntolit që ndihmuan napolitanët të fitonte titullin e parë në Serie A në 33 vjet.


51-vjeçari është nën kontratë në Stadio Maradona deri në qershor 2024, por është gati të largohet në fund të sezonit.

Drejtori sportiv i Napolit tregon prapaskenat se si e blenë sensacionin e Serie A, Kvicha Kvaratskhelia: E mposhtëm konkurrencën e tri skuadrave të mëdha
Lexo po ashtu Drejtori sportiv i Napolit tregon prapaskenat se si e blenë sensacionin e Serie A, Kvicha Kvaratskhelia: E mposhtëm konkurrencën e tri skuadrave të mëdha

Sipas La Gazzetta dello Sport, Tottenham dhe Manchester United janë gjithashtu të interesuar për drejtorin e Napolit, ndërsa eksperti i transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio e lidhi italianin me një kalim te Chelsea javën e kaluar.

Il Corriere della Sera konfirmoi të martën se Blutë po monitorojnë nga afër Giuntoli për sezonin 2023-2024.

51-vjeçari i kaloi tetë vitet e fundit te Napoli dhe duket se ka lënë të kuptohet për largimin e tij të afërt nga Stadio Maradona të dielën duke thënë se Napoli nuk do të jetë kurrë në telashe për sa kohë që presidenti Aurelio De Laurentiis mbetet në krye. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori