Skena e muzikës sonë po pasurohet thuajse çdo ditë e më shumë me projektet muzikore të artistëve të ndryshëm.

Betim Alihajdari është një ndër artistët më të ri të skenës, i cili ka publikuar së fundmi projektin e tij muzikor, këngën dhe klipin "Jo".


Muzika dhe teksti janë realizuar nga Fatmir Muja, gjersa për orkestrimin e kësaj kënge është kujdesur Rrahman Kryeziu.

Klipi është i thjeshtë, por i punuar bukur, ndaj për këtë pjesë janë kujdesur "FM Production".

"Jo" është pritur mirë nga publiku, dhe mbetet të shihet se si do të jetë vazhdimësia në muzikë për këngëtarin Alihajdari. /Telegrafi/