LAJMI I FUNDIT:

Jo shumë i njohur për cilësitë në futboll, por është hero i madh jashtë fushe – lojtari gjerman që shpëton jetë ditën e ndeshjes

Jo shumë i njohur për cilësitë në futboll, por është hero i madh jashtë fushe – lojtari gjerman që shpëton jetë ditën e ndeshjes

Marcel Franke nuk është i njohur për shënimin e golave, por është i njohur si një person që shpëton jetën e të tjerëve. Qendërmbrojtësi i Karlsruherit, nga liga e dytë gjermane, është shfaqur si një superhero në botën e futbollit.

Gjashtë vjet më parë, kur ai luante për Greuther Furth, ai u regjistrua për një program dhurimi të qelizave staminale përmes një organizate jofitimprurëse (DKMS).


Tre muaj më parë, më në fund i erdhi telefonata që e kishte pritur kaq gjatë. Qelizat e tij përputheshin plotësisht me ato të një pacienti të diagnostikuar me leukemi.

“Unë fola me gruan time, por ne e kishim të qartë se çfarë do të bënim. Të jesh në gjendje të shpëtosh jetën e dikujt është një ndjenjë e mrekullueshme”, pranoi Franke për “DPA”.

Franke, i cili kishte luajtur çdo ndeshje deri më sot, caktoi kohën e dhurimit që të përkonte me vizitën në Darmstadt: “Bëra disa kërkime paraprake, i thashë stafit stërvitor se do të doja ta bëja dhe ata u entuziazmuan menjëherë”.

Mbrojtësi i Karlsruherit u injektua me një faktor rritjeje në mënyrë që qelizat burimore të mund të transportoheshin më mirë nga palca e eshtrave në gjak. Gjatë javës ai vazhdoi të ushtrohej, por me moderim, derisa të enjten e kaluar mbërriti dita e madhe.

“Është një proces relativisht i relaksuar. Çdokush mund ta bëjë atë”, bën të ditur Franke, i cili qëndroi në spital për tre orë. “Kënaqësia për atë që mund të arrini është më e madhe se përpjekja që më është dashur mua. Fatkeqësisht, ka ende shumë njerëz atje jashtë duke pritur për një donator. Unë kërkoj nga të gjithë të regjistrohen dhe të ndihmojnë në shpëtimin e jetëve”, shkroi 29-vjeçari.

Franke i është rikthyer stërvitjeve të hënën dhe sot (e mërkurë( do të përballet me Sandhausen në Kupë. “Jo vetëm që do të udhëtojë me ekipin, por do të luajë”, konfirmoi Christian Eichner, trajneri i Karlsruherit. Për shokët e tij të skuadrës ai është një hero: “Mund të jesh krenar vetëm duke parë atë që ai ka bërë. Në raste si kjo, futbolli është në prapavijë”, deklaron Phillip. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Klopp thyen heshtjen për vendimin e Liverpoolit për emërimin e Arne Slot dhe zbulon këshillat që do t'i jepte zëvendësuesit të tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
Kalo në kategori