LAJMI I FUNDIT:

Jevtiq takon ambasadorin italian, thotë se Lista Serbe nuk do të jetë pengesë për krijimin e qeverisë së re

Jevtiq takon ambasadorin italian, thotë se Lista Serbe nuk do të jetë pengesë për krijimin e qeverisë së re

Nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, njëherësh ministër në dorëheqje për Komunitete, Dalibor Jevtiq, sot ka takuar ambasadorin në largim të Italisë, Piero Cristoforo Sardi.

Sipas një njoftimi, në takimin në Prishtinë u diskutua edhe për situatën aktuale politike në Kosovë dhe pozicionin e Listës Serbe kur bëhet fjalë për formimin e një Qeverie të re të Kosovës.


Në këtë drejtim bëhet e ditur se Jevtic i tha ambasadorit italian se Lista Serbe nuk do të ishte pengesë për formimin e një qeverie të re të Kosovës, por që kërkesa minimale do të ishte “që të ndalet diskriminimi ndaj popullit serb dhe atyre si përfaqësues politikë të serbëve, si dhe të respektojë interesat dhe pozitën e popullit serb në Kosovë”.

Në përfundim të takimit, thuhet tutje, u konkludua se kishte ende shumë sfida në Kosovë në periudhën në vijim dhe se ishte detyrë e të gjithëve të kontribuojnë në zgjidhjen pozitive të problemit në interes të të gjithë qytetarëve.

Në fund, Jevtiq i ka uruar ambasadorit italian që po largohet, z. Sardi, suksese në vazhdimin e karrierës së tij. /Telegrafi/