LAJMI I FUNDIT:

“Jeta e shkurtë”, BimBimma dhe Cyanide edhe njëherë përballë realitetit të dhimbshëm

“Jeta e shkurtë”, BimBimma dhe Cyanide edhe njëherë përballë realitetit të dhimbshëm
BimBimma (Foto: YouTube)

Reperi i njohur shqiptar, BimBimma, ka publikuar projektin e tij më të ri në bashkëpunim me Cyanide.

“Jeta e shkurtë” titullohet kjo këngë e zhanrit hip-hop, e cila është punuar nga Akord’0, në studion e Faton Dolakut.


BimBimma (Foto: YouTube)

Për vargjet e tekstit janë kujdesur si gjithnjë vet dyshja në fjalë, duke shkruar secili tekstin e tij.

Kënga në vetvete është njëlloj proteste, duke përçuar mesazhe të fuqishme në formë revolte, ashtu siç bënë thuajse në çdo këngë reperi i njohur, BimBimma.

Cyanide (Foto: YouTube)

“Jeta e shkurtë” është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, në të cilin dy rap-artistët vijnë me një interpretim të veçantë ndërsa duken mjaft me stil.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

BimBimma është shumë aktiv me projekte të reja, ndërsa vazhdon të jetë i pëlqyer për këngët e tij çdo herë të fuqishme.

Në anë tjetër, Cyanide është gjithashtu i angazhuar në muzikë, dhe është i pëlqyer në masë të madhe nga fansat e tij. /Telegrafi/