LAJMI I FUNDIT:

Jeta dhe karriera e Luke Perryt, yllit të “Beverly Hills, 90210” që ndërroi jetë nga komplikimet e goditjes në tru

Jeta dhe karriera e Luke Perryt, yllit të “Beverly Hills, 90210” që ndërroi jetë nga komplikimet e goditjes në tru
Luke Perry (Foto: Ethan Miller/Getty Images/Guliver)

Luke Perry ka qenë një aktor amerikan, i cili u bë idhull i të rinjve në vitet e nëntëdhjeta me rolin e Dylan McKay në hit serialin e atëhershëm, “Beverly Hills, 90210” që u transmetua gjatë viteve 1990 – 1995.

Të hënën (4 mars 2019), ai ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve nga goditja në tru që e kishte pësuar ditë më parë me ç’rast u shtrua me urgjencë në spital.


Biografia

Luke Perry (11 tetor 1966 – 4 mars 2019) (Foto: Fox Television/Courtesy of Getty Images/Guliver)

Coy Luther ‘Luke’ Perry III lindi në Mansfield të Ohios më 11 tetor 1966, ndërsa është rritur në Fredericktown të të njëjtit shtet amerikan.

Menjëherë pasi e përfundoi shkollën e mesme, ai u zhvendos në Los Angeles për të ndjekur karrierën në aktrim. Asokohe, Luke punonte në një kompani për shtrim të asfaltit dhe më pas në një fabrikë për prodhimin e bravave.

Derisa përpiqej të ndërtonte një karrierë si aktor, ka jetuar në qytete, si Huntington Beach, Long Beach, Downey e Paramount.

Karriera

Në një rrëfim për fillet e karrierës së tij, Perry kishte thënë se kishte bërë mbi 200 audicione në kërkim të një pune si aktor, por pa sukses, derisa kishte arritur të përfshihej në një reklamë televizive. Ndërsa pas pjesëmarrjes në videoklipin e këngës “Be Chrool to Your Scuel” të “Twisted Sister” së bashku me Alice Cooper, ai arriti të siguronte role në telenovelat, si “Loving” (1987–88) e “Another World” (1988–89).

Më pas, ai e siguroi rolin e Dylan McKay, djalit të një milioneri, në dramën e Fox për të rinjtë, “Beverly Hills, 90210”. Ai në fillim kishte konkurruar për rolin e Steve Sanders, mirëpo atë e fitoi Ian Ziering. Derisa po e xhironte këtë serial, ai fitoi një rol dytësor në filmin “Buffy The Vampire Slayer” (1992). Asokohe, ai ishte bërë shumë i popullarizuar ndër të rinjtë, ashtu që producentët e kërkonin edhe për role filmike, ashtu që luajti edhe në ‘Terminal Bliss” (1992), si edhe në “8 Seconds” (1994). Në kërkim të roleve më të pjekura, Perry u largua nga “Beverly Hills, 90210” në vitin 1995, kurse në të njëjtin vit luajti në filmin italian “Vacanze di Natale ’95”.

“Normal Life” (1996), “Invasion” (1997), “Riot” (1997) e “The Fifth Element” (1997) ishin rolet e tij në vazhdim, mirëpo në vitin 1998 u kthye në serialin “90210” për arsye financiare, ndërsa pastaj luajti në filmat “Storm” (1999) dhe “The Triangle”.

Të gjitha lajmet nga Luke Perry
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Luke Perry

Nga viti 2001, aktori luajti në disa seriale televizive, si “Oz” (2001 – 2002), “Jeremiah” (2002 – 2004), “Windfall” (2006), ndërsa pastaj u angazhua në filmat “The Sandlot: Heading Home” (2007) dhe në filmin televiziv “A Gunfighter’s Pledge” (2008).

Perry iu rikthye televizionit në vitin 2015 në serialin “Detective McLean: Ties That Bind”, ndërsa në vitin 2016 u angazhua në filmin “Love in Paradise”. Nga viti 2017 e deri në vdekjen e  tij, ylli hollivudian luajti rolin e Frederick ‘Fred’ Andrews në serialin “Riverdale”.

Aktorët e serialit “Beverly Hills, 90210” (nga e majta) Jason Priestley, Jennie Garth, Luke Perry dhe Tori Spelling (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Nuk ka dyshim se roli i Dylan McKay në “Beverly Hills, 90210” mbetet roli më i popullarizuar në karrierën e tij dhe aktori ishte i vetëdijshëm për këtë gjë. “Do të lidhem me të deri në vdekje, por kjo është krejt në rregull. Unë e krijova Dylan McKayn. Ai është i imi”.

Jeta personale

Luke Perry me gruan Minnie Sharp dhe foshnjën e tyre në “Elizabeth Glaser Pediatric AIDS Foundation” në vitin 1998 (Foto: Getty Images/Guliver)

Perry ka qenë i martuar me Rachel Minnie Sharp nga viti 1993 deri në vitin 2003. Nga kjo lidhje, ai i ka dy fëmijë, Jack (i lindur më 15 qershor 1997) dhe Sophie (e lindur më 7 qershor 2000). Djali i tij është mundës profesionist i njohur me emrin e ringut “Jungle Boy” Nate Coy dhe ka kontratë me All Elite Wrestling (AEW). Në vitet e fundit, Luke ka qenë në lidhje me Wendy Madison Bauer, me të cilën ka qenë i fejuar.

Në vitin 2015, pas një kolonoskopie, i ishin gjetur qeliza prekanceroze duke e detyruar aktorin që të bënte ekzaminime tjera për kancer eventual të zorrës së trashë. Që atëherë ai u angazhua për të ngritur vetëdijen e njerëzve që të bënin ekzaminime mjekësore për ta parandaluar ose për ta zbuluar sa më herët kancerin e zorrës së trashë.

Vdekja

Luke Perry (Foto: Mark Davis/Getty Images/Guliver)

Më 27 shkurt 2019, Perry pësoi goditje në tru në shtëpinë e tij në Sherman Oaks të Kalifornisë. Goditja në tru ka qenë e rëndë, edhe pse kur shërbimet emergjente kishin arritur në shtëpinë e tij, ai ka qenë i vetëdijshëm, por në ndërkohë gjendja i është përkeqësuar dhe është dërguar me urgjencë në spital.


Goditja në tru (insulti cerebral) është një urgjencë mjekësore. Goditja në tru ndodh kur ndalon qarkullimi i gjakut në tru. Brenda pak minutash, qelizat trunore nisin të vdesin. Janë dy lloje goditjesh në tru. Më e shpeshta quhet iskemia trunore kur ndodh bllokimi i një ene të gjakut për shkak të mbylljes nga ndonjë tromb dhe kështu pamundësohet qarkullimi i gjakut në tru. Ndërsa lloji tjetër quhet goditja hemorragjike që shkaktohet kur një enë e gjakut dëmtohet dhe gjaku rrjedh brenda trurit. ‘Mini-goditjet në tru’ ose sulmet kalimtare iskemike (TIA) ndodhin kur furnizimi me gjak në tru është i ndërprerë përkohësisht.


Pesë ditë më pas (më 4 mars 2019), Luke ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve të goditjes në tru. Ai ishte 52 vjeçar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Kalo në kategori