LAJMI I FUNDIT:

Jesse Lingard ‘ka oferta nga 27 klube’ në tërë botën, por ekipi i tij i ri është një befasi për të gjithë

Jesse Lingard ‘ka oferta nga 27 klube’ në tërë botën, por ekipi i tij i ri është një befasi për të gjithë

Ish-mesfushori i Manchester United, Jesse Lingard, raportohet se ka oferta nga hiq më pak se 27 klube, teksa po vazhdon kërkimet për hapin e tij të ardhshëm në karrierë.

31-vjeçari momentalisht është një lojtar i lirë pasi ndau rrugët me Nottingham Forest gjatë verës, pas një periudhe të pasuksesshme në “City Ground”, aty ku dështoi të shënojë ose të asistojë në 17 ndeshjet që luajti në Ligën Premier.


Lingard më herët ishte stëvitur me ish-klubin e tij West Ham dhe me ekipin arab Al-Ettifaq, ani pse ende nuk e ka siguruar një marrëveshje të përhershme.

Ani pse reprezentuesi anglez ka qenë një lojtar i lirë për tetë muajt e fundit, ai prapë se prapë ka disa oferta në duart e tij.

Sipas Daily Mail, Lingard ka oferta na 27 klube në të gjithë botën e futbollit, por siç duket ai ka vendosur që të bëjë një lëvizje shokuese tek skuadra koreano-jugore FC Seoul.

Këtë e ka konfirmuar edhe gazetari Sami Mokbel, i cili ka thënë se ka marrë informacione që Lingardit i është ofruar një kontratë dyvjeçare nga Seouli.

Përveç kësaj oferte, një ekip tjetër që besohet se ka shfaqur interesim konkret për anglezin është edhe ekipi italian Lazio, ndërsa tani mbetet që Lingard të vendos se ku do ta vazhdojë karrierën./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori