LAJMI I FUNDIT:

Jese largohet nga PSG

Jese largohet nga PSG

Paris Saint-Germain dhe Jese kanë arritur marrëveshje që t’i ndajnë rrugët edhe pse kishte edhe disa muaj kontratë.

Skuadra franceze nuk llogariste më në sulmuesin dhe vendosi që ta largonte atë para hapjes së afatit kalimtar.


Jese kishte kaluar te kampioni i Ligue 1 nga Las Palmas, mirëpo nuk kishte arritur të tregonte më të mirën që nga viti 2016.

Në një komunikatë për media, PSG bëri të ditur se kontrata e Jese do të skadonte më 30 qershor të vitit 2021, mirëpo ajo u shkëput sot (e diele).

Kështu, Jese do të jetë një lojtar i lirë në janar dhe klubet evropiane mund të tentojnë transferimin e tij. /Telegrafi/