LAJMI I FUNDIT:

Jepet premiera e serialit “Rrushe” në Prishtinë – aktorët rrëfejnë emocionet e tyre në nisjen e këtij projekti

Në ambientet e kompanisë “Gjirafa” u dha premiera e serialit më të ri vendor, “Rrushe”.

Ky serial sjell në fokus jetën e një gazetareje, e cila përballet me vështirësitë e realizimi të një hulumtimi, që më pas përfshin edhe anëtarët e saj të familjes.


“Rrushe” nga sonte (e diel) ka nisur transmetimin maratonik javor në GjirafaVideo (në orën 21:00) dhe T7, (në orën 20:00).

Premiera e serialit “Rrushe” në ambientet e kompanisë “Gjirafa” (Foto: Telegrafi)

Roli kryesor i është besuar aktores Doresa Rexha, e cila në serial luan rolin e personazhit të emëruar si Vesa Pirulli.

Ajo në një intervistë për Telegrafin ka folur mbi rolin e saj dhe eksperiencën në realizimin në tërësi të këtij projekti, i cili është punuar me shumë përkushtim dhe një ekip të madh njerësish.

“Unë e luaj Vesa Pirullin, Rrushja – nofkë të cilën ia ka lënë gjyshi i saj edhe me të vërtetë është një ndër eksperiencat më të veçanta dhe më sfiduese që kam pasur ndonjëherë. Ishin profesione te njëjta aktrim dhe gazetaria sepse për të dyja duhet të hulumtosh, si aktore për një personazh duhet t’i besh kërkimet për ta luajtur atë personazh, por e njëjta edhe si gazetare kur për një storje ose diçka duhet me kërku. Kam shikuar shumë gazetare duke u munduar të gjej disa gjeste, kështu karakteristike, prandaj edhe Rrushes, ia kam vendosur një gjest, që zakonisht i ka duart si kryesore edhe kur flet edhe ndoshta për atë po flas sot me shumë me duar”, ka thënë për Telegrafin, Doresa Rexha.

Doresa Rexha (Foto: Telegrafi)

Ndërkohë, producenti dhe aktori Shkumbin Istrefi, është gjithashtu pjesë e serialit me interpretimin e një prej roleve kryesore.

Ai për Telegrafin, tregoi se është shumë i lumtur që më në fund në kinematografinë vendore, u realizua një serial i përmasave të tilla.

“Është hera e parë që po marr pjesë në një serial, por po besoj që është hera e parë që në Kosovë po bëhet një serial i zhanrit dramë-krim, i cili është profesionalisht i punuar në çdo aspekt, si në aspektin teknik, si në aspektin e skenarit, në aspektin e realizimit, në aspektin e lojës, kështu që e ndjej veten shumë krenar që jam pjesë këtij projekti. Unë jam shumë i lumtur sepse unë mendoj që audienca jonë duhet në prime-time të ketë emisione të luajtura, emisione edukative arsimore, kulturore etj. Dhe jo vetëm debate politike. Kështu që në këtë aspekt jam shumë i lumtur dhe shpresoj që këtë praktikë ta ndjekin edhe produksionet dhe televizionet tjera”, ka thënë Shkumbin Istrefi për Telegrafin.

Shkumbin Istrefi (Foto: Telegrafi)

Aktorja Aurita Agushi, e cilësoi gjithashtu si eksperiencë të veçantë pjesëmarrjen e saj në këtë serial.

Për Telegrafin, ajo zbuloi rolin të cilin do ta luajë në “Rrushe”, e që do të jetë roli i një gruaja fragjile, e cila tregohet e mirë me komunitetin shoqëror.

“Është njëra prej eksperiencave më të bukura që unë si aktore kam mundur të kem deri tani. Unë luaj Luljeta Pirullin, e cila është grua, bashkëshorte, nënë e tre fëmijëve, profesoreshë arti edhe që përballet me sfida si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale. Jam jashtëzakonisht e lumtur sepse kjo lë të kuptojë që edhe ne kemi kapacitet të bëjmë punë të mëdha, që lirisht mundemi të konkurrojmë me serialit në rajon dhe më gjerë”, thotë aktorja Agushi.

Aurita Agushi (Foto: Telegrafi)

Aktorët dhe Lum Veseli, dhe Andi Bajgora, të cilët e kanë prekur edhe mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve “Oscars”, treguan për Telegrafin se pjesëmarrja e përbashkët në një projekt tjetër të një nivelit të lartë, ishte nder dhe kënaqësi për ta.

“Tepër interesante, spontane edhe d.m.th ka atmosfera ka qenë gjithnjë interesante që mezi kemi pritur të shkojmë në set dhe t’i shohim episodet. Unë në serial jam Armend Pirolli, jam programer me profesion, Lumin e kam pasur në klasë edhe jam rritur me Lumin. Unë [Lumi] jam Arsim Zeneli, dosti i ngushtë i Armendit”, kanë thënë Andi dhe Lumi për Telegrafin.

Andi Bajgora dhe Lum Veseli (Foto: Telegrafi)

Aktori i njohur Eshref Durmishi shprehet gjithashtu i lumtur që u bë pjesë e këtij projekti të madh kinematografik.

Duke mos dashur të zbulojë shumë mbi rolin e tij, Durmishi tha Kosova ka pasur nevojë për një serial të tillë.

“Jam shumë i lumtur që një serial i tille po realizohet në Kosovë më në fund. Kosova ka pasur nevojë për një serial të tillë, edhe ne si komunitet artistik kemi pasur nevojë për një serial të tillë, për një produksion të tillë, ku një numër i madh aktorësh ka me marr pjesë. Edhe në të ardhmen po besoj që nuk ka me qenë vetëm një sezon, por do të ketë më shumë sezone, që me pas mundësinë edhe aktoret tjerë me u inkuadru në këtë serial. Unë jam ndjerë shumë mirë, kam pasur mundësinë të punoj me Valterin edhe me përpara, edhe karakteri që unë e luaj është shumë interesant. Roli im është roli i Agimit”, ka thënë Eshref Durmishi për Telegrafin.

Eshref Durmishi (Foto: Telegrafi)

Para të pranishmëve në premierë, folën edhe regjisori Valter Lucaj dhe CEO i Gjirafës, Mërgim Cahani.

Ata falënderuan të gjithë ekipin për punën e mrekullueshme të bërë që nga nisja e këtij seriali e deri në vazhdimësi.

“Rrushe” është prodhimi i parë vendor me një kastë kaq të madhe aktorësh dhe një kosto të madhe të realizimit, e cila sfidon prodhimet filmike rajonale dhe më gjerë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Kalo në kategori