ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Leshan të Suharekës me dyshimin se i njëjti i ka dhënë para në shfrytëzim me fajde viktimës dhe disa personave tjerë.

Tek i njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 650 euro dhe dokumente të ndryshme që dëshmojnë dhënie me interes.


I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.