LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqjen kreu i policisë kufitare, pas hyrjes “pa u kontrolluar” të patriarkut serb Porfirije në Mal të Zi

Jep dorëheqjen kreu i policisë kufitare, pas hyrjes “pa u kontrolluar” të patriarkut serb Porfirije në Mal të Zi

Shefi i policisë kufitare, Vasko Akoviq, ka dhënë dorëheqjen nga ajo pozitë, sepse sipas njohurive të mediave në Mal të Zi, patriarku serb Porfirije ka hyrë në Mal të Zi pa u kontrolluar dhe pa u evidentuar.

Këtë informacion e ka komentuar edhe kryetari i Komitetit Malazez të Helsinkit, Miodrag Vllahoviq, i cili ka shprehur respektin e tij për Akoviqin për atë vendim, përcjell Telegrafi.


“Kreu rajonal i policisë kufitare, Vasko Akoviq, ka dhënë sot dorëheqjen nga ajo pozitë për shkak se Patriarku i Kishës së Serbisë, Porfirije Periq, ka hyrë dhe ka dalë në Mal të Zi me të gjithë delegacionin pa asnjë kontroll dhe regjistrim. Respekt i madh për këtë njeri”, ka shkruar Vlahoviq në Twitter.

Dorëheqjen e Akoviqit e ka bërë të ditur në rrjetet sociale edhe motra e tij.

“Vëllai im Vasko Akoviq dha dorëheqjen sot sepse kolegët e tij, të cilëve ai ishte shef, i punonin pas shpine dhe organizuan hyrjen e paligjshme të patriarkut në Mal të Zi pa procedurë zyrtare…“, ka thënë Marina Akoviq.

Ndryshe, gjatë vizitës së tij në Mal të Zi është nënshkruar marrëveshja Themelore ndërmjet qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe në Podgoricë.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kreut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori