LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez thotë se do të martohej sërish edhe pas tre divorceve, teksa po shijon romancën me ish të fejuarin Ben Affleck

Jennifer Lopez thotë se do të martohej sërish edhe pas tre divorceve, teksa po shijon romancën me ish të fejuarin Ben Affleck

Jennifer Lopez nuk e përjashton mundësinë që të martohet sërish.

Ylli i “Marry Me”, e cila më parë ishte martuar me Ojani Noa, Cris Judd dhe Marc Anthony, u ribashkua me ish të fejuarin e saj, Ben Affleck në fillim të këtij viti dhe ajo pranoi se do të besojë gjithmonë në “lumturinë e përjetshme”.


“Nuk e di, po, mendoj. Unë jam një person romantik. Unë kam qenë gjithmonë. Unë jam martuar disa herë. Po, unë ende besoj në lumturinë e përjetshme, me siguri, 100 për qind”, tha ajo në emisionin Today.

Foto: Wireimage

Këngëtarja dhe aktorja 52-vjeçare – e cila ka binjakët 13-vjeçarë Emme dhe Max, u nda nga i fejuari i saj Alex Rodriguez në fillim të këtij viti, por ajo thotë se nuk ka turp për historinë e saj romantike dhe është “me të vërtetë krenare” se ku ndodhet sot.

“Nëse nuk mund të qeshësh me veten dhe ta marrësh ashtu siç vjen, unë thjesht nuk mendoj për ato gjëra. Ndihem sikur jam një qenie njerëzore si gjithë të tjerët. Kam pasur ulje-ngritjet e mia, kam bërë gabime dhe jam vërtet krenare se ku kam arritur në jetën time dhe kush jam si person, si nënë, si aktore dhe si artiste. Pra, po, është në rregull, të gjithë e kanë këtë”, tha tutje ylli i muzikës, shkruan DailyMail.

Foto: Getty Image

Ndërkohë, Ben Affleck së fundmi pranoi se është i mahnitur nga krijuesja e hitit “Jenny from the Block”.

“Gjithçka që mund t’ju them është se kam parë nga afër ndryshimin që bën përfaqësimi i saj, pa pushim, gra me ngjyrë që i afrohen Jennifer-it dhe i tregojnë asaj se cili është shembulli i saj si një grua e fortë dhe që gruaja të ketë sukses dhe të kërkojë pjesën e saj të drejtë në botën e biznesit do të thotë për ta”, ka thënë aktori.

Ben – i cili më parë ishte në lidhje me Jennifer midis 2002 dhe 2004 – mendon se ylli i top-listave ka frymëzuar një numër të madh amerikanësh.

“Jennifer ka frymëzuar një grup masiv njerëzish që të ndjejnë se kanë një vend në tryezë në këtë vend. Ky është një efekt që pak njerëz gjatë historisë e kanë pasur, një që mund të qëndroj pranë dhe ta admiroj me respekt”, ka thënë tutje ai.

Foto: Universal Pictures

Kjo erdhi vetëm një dite pasi u publikua ‘trailer’ i filmit të ti të Jennifer “Merry Me”, në të cilin ajo luan përkrah këngëtarit latin, Maluma dhe aktori Owen Wilson.

“Marry Me” do të shfaqet premierë në ditën e Shën Valentinit në vitin 2022. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Kalo në kategori