LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez shfaqet e lumtur pas ribashkimit me Alex Rodriguez, publikohen imazhe nga momenti i takimit të çiftit në Republikën Dominikane

Jennifer Lopez shfaqet e lumtur pas ribashkimit me Alex Rodriguez, publikohen imazhe nga momenti i takimit të çiftit në Republikën Dominikane

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez duket se kanë hedhur poshtë zërat për ndarje.

Javën e kaluar, raportimet treguan se 51 vjeçarja dhe ish-profesionisti i bejsbollit, 45 vjeç, kishin përfunduar fejesën e tyre pas disa vitesh së bashku.


Jo shumë kohë më vonë, të dy dhanë një deklaratë për Fox News që thoshte: “Të gjitha raportimet janë të pasakta”.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez (Foto: Invision/AP)

“Ne jemi duke punuar nëpër disa gjëra”, vazhdoi deklarata.

Vetëm disa ditë më parë, u raportua se Rodriguez udhëtoi për në Republikën Dominikane, ku Lopez aktualisht po xhiron një film.

Fëmijët e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez të ‘shkatërruar’ kur kuptuan për ndarjen e tyre, pas raportimeve të shumta
Lexo po ashtu Fëmijët e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez të ‘shkatërruar’ kur kuptuan për ndarjen e tyre, pas raportimeve të shumta

Në disa fotografi të publikuara nga DailyMail, dyshja shihen duke u argëtuar mjaft shumë me njëri-tjetrin.

Në imazhet e tjera, aktorja e “Hustlers” duket e lumtur kur përshëndetet me A-Rod dhe duke shkëmbyer puthje me të pas mbërritjes në vendin ku po qëndron.

Jennifer Lopez e lumtur pas ribashkimit me Rodriguez (Foto: Backgrid)

Një burim pranë revistës People tha se këngëtarja ‘ishte e emocionuar për të parë Rodriguez’, përpara ribashkimit të tyre.

“Ata vërtet po përpiqen t’i kuptojnë gjërat”, shtoi burimi. “Ishte një ribashkim i bukur”.

Jennifer Lopez e lumtur pas ribashkimit me Rodriguez (Foto: Backgrid)

Raportimi i parë nga Page Six kishte të bënte me atë se Jennifer ka qenë e zënë në Republikën Dominikane për të parë një film, kurse Alex në Miami duke u përgatitur për sezonin e bejsbollit.

Raportimet e fundit po ashtu flisnin për një tradhti të Rodriguez me yllin e “Southern Charm”, Madion LeCroy, gjë që nuk doli të jetë e vërtetë.

Burimi i afërt me Fox News deklaroi se një person i tretë ‘nuk ishte i përfshirë’ në çështjen e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez. /Telegrafi/

Jennifer Lopez e lumtur pas ribashkimit me Rodriguez (Foto: Backgrid)
Jennifer Lopez e lumtur pas ribashkimit me Rodriguez (Foto: Backgrid)

Në trend Magazina

Më shumë
Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Urimi më i pazakontë që i bëri Trump gruas së tij për ditëlindje

Magazina

"Valla më mbyti 'mësyshi'", Vesa Vallasaliu shpjegon për 'aksidentin' që pësoi me veturën e saj luksoze

Magazina
Argjentinasja 60-vjeçare hyn në histori, kurorëzohet Miss Universe Buenos Aires

Argjentinasja 60-vjeçare hyn në histori, kurorëzohet Miss Universe Buenos Aires

Magazina
Çfarë po kurdisin Noizy dhe Loredana? Publikojnë fotografi së bashku

Çfarë po kurdisin Noizy dhe Loredana? Publikojnë fotografi së bashku

Magazina
Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Aktorja e “Kafeneja Jonë” do ta luajë bashkëshorten e Xhekut në “Çka ka Shpija”

Magazina
Kejvina Kthella

Kejvina Kthella "djeg" rrjetin me imazhet provokuese nga pushimet në Meksikë

Magazina
Kalo në kategori