Jennifer Lopez ka ndarë momente nga rutina e saj në palestër, duke treguar formën e shkëlqyer fizike dhe muskujt e tonifikuar.

Këngëtarja dhe aktorja u zgjua herët të dielën për stërvitje, ndërsa publikoi fotografi ku shfaq barkun e skalitur, e veshur me veshje sportive të bardhë e të zezë dhe atlete të bardha.


Lopez e shoqëroi postimin me mesazhin “Çohu dhe stërvitu!”, duke marrë edhe komente vlerësuese nga trajnerja e saj afatgjatë Tracy Anderson, shkruan DailyMail.

Ajo vijon të jetë shumë aktive si në muzikë ashtu edhe në film, ndërsa së fundmi ka përfunduar xhirimet e komedisë romantike “Office Romance” për Netflix, ku luan përkrah Brett Goldstein.

Jennifer Lopez mbetet një nga figurat më të njohura të industrisë së showbiz-it, me një karrierë që përfshin muzikë, film dhe miliona fansa në mbarë botën. /Telegrafi/