LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk i largojnë dot duart nga njëri-tjetri, teksa festojnë njëvjetorin e martesës

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck nuk i largojnë dot duart nga njëri-tjetri, teksa festojnë njëvjetorin e martesës

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u panë duke shijuar një darkë romantike në Los Angeles të dielën në mbrëmje.

Për të festuar një vjetorin e martesës së tyre në Giorgio Baldi në Santa Monica, këngëtarja, 53 vjeçe, kishte veshur një minifustan të bardhë, të stolisur me dizajne të ndërlikuara të përbërë nga diamantët e rremë.


Aktorja veshi gjithashtu një palë këpucë me taka, me platformë argjendi për t’u përshtatur me detajet verbuese si dekoret e fustanit të saj pa mëngë gjysmë të tejdukshëm, shkruan DailyMail.

53-vjeçarja u pa duke mbajtur një çantë të vogël ngjyrë jeshile me një rrip të hollë të lidhur me zinxhir.

Teksa dolën nga vetura dhe hynë në restorantin me të famshëm, çifti i lumtur, dukeshin më se të dashuruar se kurrë.

Për bizhuteri, interpretuesja e hitit “On The Floor” zgjodhi një palë vathë argjendi, një byzylyk me rruaza dhe, natyrisht, unazën e saj mahnitëse të martesës.

Ajo i la flokët e saj brune në valë të lirshme, të cilat ishin të ndara në mes.

J-Lo kishte aplikuar një makijazh magjepsës në fytyrë që karakterizohej nga ngjyra kafe.

Kur këngëtarja me origjinë nga New Yorku doli nga makina, Affleck ishte aty për ta përqafuar me shpejtësi dhe për të udhëhequr rrugën me duart e tyre të ndërthurura.

Për darkën e tyre të përvjetorit, ylli i filmi “Gone Girl” kishte veshur një kostum tërësisht të zi.

Ai kishte veshur një bluzë të zezë të rastësishme me mëngët të përveshura.

Për aksesor, ai kishte një byzylyk të lidhur me zinxhir argjendi dhe unazën e tij.

Ai e përfundoi pamjen e tij për rastin special me një palë këpucë me material lëkure me shkëlqim.

Çifti përndryshe u martuan verën e vitit të kaluar në një dasmë megalomane. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori