LAJMI I FUNDIT:

Jenna Dewan tregon arsyen se përse vendosi të divorcohej nga Channing Tatum

Jenna Dewan tregon arsyen se përse vendosi të divorcohej nga Channing Tatum
Channing Tatum dhe Jenna Dewan (Foto: Kevin Winter/Getty Images)

Ish-bashkëshortja e Channing Tatum, Jenna Dewan, ka dhënë më shumë detaje rreth ndarjes nga këngëtari dhe aktori amerikan.

Ajo ka zbuluar arsyen e vërtetë se përse ajo dhe Channing vendosën të shkurorëzoheshin, siç shihet duke shkruar në librin e saj të ri se ajo do të kuptonte dinamikën e tyre, por “nuk po më shërbente mua as nuk po i shërbente vajzës time”.


Sipas ekstrakteve të librit të Dewan, të marrë nga People, Dewan shkruajti sinqerisht për ndarjen e saj nga Tatum, me të cilën ka një vajzë gjashtë vjeçare Everly.
“Unë do të kuptoja dinamikën në të cilën isha, nuk po më shërbente mua dhe as nuk i shërbente vajzës time”, shkruan ajo në këtë libër. “Së pari dhe më kryesorja duhej ta pranoja të vërtetën që kjo nuk po funksionon dhe ishte shndërruar në lëndime”.

Channing Tatum dhe Jenna Dewan (Foto: David Livingston/Getty Images for Sofitel)

Dewan me sa duket zbuloi më tej se ajo dhe Tatum kishin vendosur reciprokisht të ndaheshin një natë para se të fillonin të filmonin sezonin e dytë të “World of Dance”, gati tre muaj para se çifti paralajmëruan lajmin.

38-vjeçarja gjithashtu u hap për presionin që ndiente në atë kohë, duke pretenduar se perceptimi publik i tyre si çift i vështirësonte gjërat.

E njëjta gjithashtu zbuloi se asaj nuk iu dha asnjë paralajmërim paraprak për marrëdhëniet e reja të Tatum me këngëtaren britanike Jessie J, duke thënë se lajmet e “verbuan” atë.

Channing Tatum dhe Jenna Dewan (Foto: Kevin Winter/Getty Images)

Sidoqoftë, Jessie J u paraqit në mediat sociale jo shumë kohë pasi u publikua fragmenti i parë, duke postuar fotografi të saj dhe Tatum së bashku.

Dewan gjithashtu ka lëvizur më tej dhe tani është në një lidhje me aktorin / këngëtarin Steve Kazee. Muajin e kaluar, çifti njoftoi se Dewan është shtatzënë me fëmijën e tyre të parë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori