LAJMI I FUNDIT:

Jay Z lëvdon Snoop Dogg dhe Eminemin në intervistën me Letterman

Jay Z lëvdon Snoop Dogg dhe Eminemin në intervistën me Letterman

Jay Z ka folur për artin e të bërit rap në intervistën e fundit për David Letterman.

Hov është hapur për atë se çka e bën një reper të madh në intervistën e Letterman, “My Next Guest Needs No Introduction” në Netflix.


“Mund të kesh zë të mirë dhe të thuash çka do. Mendoj se Snoop Dogg ka një zë të mrekullueshëm. Ai mund të thotë “një dy tri dhe deri në katër”, e unë çmendem se sa mirë tingëllon”, thotë Jay Z.

Më pas Jigga lëvdon edhe Eminemin për rimat e tij.

“Mund të jesh edhe dikush si Eminemi që është legjendë në muzikë”, u shpreh Jay duke marrë shembull projektin “The Way I Am”.

Dhe, duke folur në përgjithësi, reperi thotë se ka disa mënyra për të qenë i madh.

Intervista fokusohet më shumë se sa vetëm në hip hop. Po ashtu, dyshja diskutojnë edhe për familjen e Jay Z, autenticitetin, presidenin Trump, Kanye Westin dhe Beyoncen.

“Më thonë se edhe gruaja jote është në shou biznes”, bën shaka Letterman. Hov dhe bashkëshortja e tij po bëhen gati që të fillojnë një turne botëror në verë “OTR II Tour”.

Jigga po ndjekë hapat e disa prej njerëzve të famshëm duke marrë pjesë në këtë lloj interviste pasi më parë këtë e bënë edhe Obama, Clooney dhe të tjerë emra të mëdhenj.

Episodi i Jay Z në Netflix transmetohet më 7 prill. /Telegrafi/