Rrahman Jasharaj nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit në Kosovë, ka kritikuar ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci pasi sipas tij, kjo e fundit nuk po bashkëpunon mjaftueshëm me SBASHK-un.
Madje Jasharaj tha se nga 1 tetori i këtij viti pavarësisht shkresave dërguar MASHT-it, nuk kanë pasur asnjë takim me ministren Nagavci.
“Po e them publikisht që nga 1 tetori e këndej SBASHK-u edhe përkundër shkresave dërguar MASHT-it, që të ulemi të bisedojmë me zonjën Nagavci për të gjitha çështjet aktuale, nuk kemi pasë asnjë takim pune. Përveç një takimi 15 minutësh dhe ajo zonja Nagavci e ka bërë që të mos dalë keq me rastin e vizitës së zëvendës presidentit të Sindikatave të Mësuesëve të Amerikes. Pra nga ajo kohë asnjë takim nuk ka ndodhur, përveç para 3 jave me një kërkesë shtesë kur zonja Nagavci prap ka thënë se nuk ka kohë dhe ne për të treguar se jemi për dialog jemi takuar me zv. ministrin që ka ardhë së fundi me zotin Kelmendi. Kemi dikustuar për çështje por jo ashtu si duhet dhe jo në kohën sa duhet”, tha Jasharaj.
Sipas të parit të SBASHK-ut, arsimi në Kosovë përveç rezultatit në PISA ka probleme shumë të mëdha, për të cilat tha se, Nagavci do të duhej të vinte në takime dhe t’i diskutonin këto çështje.
“Zëvendës ministri mund të dëgjojë palën tjetër, por ne insistojmë të bisedojmë me ministren Nagavci. pse jo të mos jetë aty edhe ministrja, sepse ajo është njeriu i parë në MASHT dhe ajo gjërat që i thotë i thotë nga dora e parë. Ne pa keqkuptime dhe pa e nënqmuar takimin me zotin Kelmendi, ne kemi pritë të takohemi me ministren dhe le të jetë aty edhe Kelmeni, por takimet mos të jenë 15 minutëshe por le të zgjasin qoftë edhe 2 ore sepse ka çka të debatohet.
“Situate në shkollat tona nuk është vetëm PISA tani, por kemi pasë 2 muaj mungesë librash, kemi shkolla në kushte tepër të vështira të punës, e kemi një rënie të vazhdueshme të nxënësve në Kosovë dhe ne duhet bashkarisht të shohim çka me të ardhmen. Sepse po vazhdoj ky trend, janari po vjen dhe kemi frikë se do të kemi edhe shkuarje të madhe edhe të familjeve, edhe të mësuesve. Prandaj situata e janarit e andej nuk do të jetë shumë e lehtë”, shtoi Jasharaj në Tëvë1.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City