Adnan Januzaj shpreh dëshirën për të vazhduar të luajë te Real Sociedadi edhe pse nuk i mbyll dyert e një largimi të mundshëm gjatë verë.

Ai është shprehur i lumtur me jetën në Donostia, por gjithashtu edhe dëshirën për të vazhduar të përparoj në karrierë.

Futbollisti shqiptar ka një kontratë të vlefshme me skuadrën spanjolle deri në verën e vitit 2022 derisa klauzola e largimit kap shifrat e 60 milionë eurove.

Adnan Januzaj (Foto by Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

“Më pëlqen njerëzit këtu, qyteti dhe tifozët”, pohoi mesfushori me tipare sulmuese për Radio Marca Donostia.

“Jam shumë i lumtur këtu, por në futboll nuk e dini se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Nuk mund të them se çfarë do të ndodh me mua, varet nga unë dhe Reali”, pohoi reprezentuesi belg.

Sipas The Sun, Januzaj dhe Depay mund të rikthehen te United Sipas The Sun, Januzaj dhe Depay mund të rikthehen te United

“Unë jam 24 vjeç, kam luajtur në tri ligat më të mira në botë dhe kam marrë pjesë në dy Kupat e Botës. Jam i lumtur me atë se si po shkon karriera ime. Unë dua të luaj Ligën e Kampionëve, është një ëndërr për këdo”, pohoi lojtari.

Ndryshe, Januzaj më parë ka luajtur në Manchester United si dhe në formë huazimi te Borussia Dortmundi. /Telegrafi/