Januzaj ftohet te Belgjika

Përfaqësuesja belge do të luajë kundër Andorrës më 10 tetor, kurse tri ditë më vonë do të përballet me Bosnjë-Hercegovinën. Këto ndeshje do të zhvillohen në kuadër të Grupit B, transmeton Koha.
Januzaj 19-vjeçar, këtë edicion ka pasur një minutazh të vogël te Menju, duke regjistruar vetëm pesë paraqitje në Premier League dhe kjo duke u inkuadruar nga banka e rezervistëve.
Ai ishte pjesë e Belgjikës në Kampionatin Botëror "Brazili 2014". Deri më tash ka regjistruar tri paraqitje. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
03/10/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate















































