LAJMI I FUNDIT:

Januzaj ende i pavendosur për të ardhmen, ka oferta nga Italia dhe Anglia

Januzaj ende i pavendosur për të ardhmen, ka oferta nga Italia dhe Anglia

Adnan Januzaj vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, derisa vazhdon të mbetet pa skuadër.

Sulmuesi kosovar u largua nga Real Sociedad më 1 korrik si lojtar i lirë pasi i përfundoi kontrata me klubin spanjoll.


Kanë kaluar thuajse dy muaj dhe istogasi vazhdon të jetë pa skuadër, por duke diskutuar me skuadra të ndryshme për të ardhmen e tij.

Mediat në Spanjë kanë raportuar se gara për t’i marrë shërbimet e Januzajt është ngushtuar tani në vetëm dy skuadra.

Skuadra angleze Everton vazhdon të insistojë për të me trajnerin Frank Lampard që e vlerëson lartë kosovarin me pasaportë belge.

Ndërkohë Januzaj po kërkohet edhe në Serie A, me Bolognën që ka kontaktuar tanimë agjentët e tij.

Januzaj kishte ofertë shumë të rëndësishme edhe nga Genoa, por fakti që kjo skuadër luan në Serie B ka bërë që Januzaj ta refuzojë atë.

Gjithnjë sipas Marcas, reprezentuesi belg gjatë javës së ardhshme pritet të vendos përfundimisht për ekipin e tij të ri. /Telegrafi/