LAJMI I FUNDIT:

Jankulloska: Do të dorëzojë ankesë ndaj vendimit për burg (Video)

Jankulloska: Do të dorëzojë ankesë ndaj vendimit për burg (Video)

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, sot është dënuar me gjashtë muaj burg në lëndën “Tanku” e cila ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes”.

Gjatë ditës së sotme kundër Jankulloskës ka qenë e caktuar edhe një seancë në Gjykatën Penale, për lëndën “Shënjestra-Fortesa”, ndërsa jashtë objektit të gjykatës ajo është takuar nga gazetarët dhe u pyet për aktgjykimin e sotëm në lëndën “Tanku”, njofton Telegrafi Maqedoni.


Godrana Jankulloska dënohet me gjashtë vite burg për blerjen e “Mercedesit”
Lexo po ashtu Godrana Jankulloska dënohet me gjashtë vite burg për blerjen e “Mercedesit”

Jankulloska shkurt komentoi vendimin e Gjykatës Penale duke thënë se do të dorëzojë ankesë.

“Nuk kam çfarë të komentoj. Gjitha i kam thënë në fjalët përfundimtare. Vendimin do ta komentoj në ankesë”, tha Jankulloska./Telegrafi/