LAJMI I FUNDIT:

Gordana Jankulloska dënohet me gjashtë vite burg për blerjen e “Mercedesit”

Gordana Jankulloska dënohet me gjashtë vite burg për blerjen e “Mercedesit”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot është mbajtur seancë në të cilën është shqiptuar aktgjykimi kundër Gordana Jankulloskës për lëndën “Tanku”, e cila është gjykuar me procedurë të ndarë.

Gjykatësja gjatë leximit të aktgjykimit njoftoi se ish-ministrja e Punëve të Brendshme dënohet me gjashtë vite burg dhe do të detyrohet t’i paguajë harxhimet që janë bërë gjatë procesit gjyqësor në të cilin ajo është gjykuar, njofton Telegrafi Maqedoni.


Pas leximit të aktgjykimit prokurorja speciale Fatime Fetai i propozoi trupit gjykues që Jankulloskës t’i shqiptojë edhe masë kujdesi, gjegjësisht të mos e lëshojë vendbanimin (Shkupin), ndërsa pas konsultimeve të brendshme, ky propozim i PSP-së u pranua dhe Jankulloska u detyrua që të mos dalë jashtë Shkupit, deri në vuajtjen e dënimit.

Përveç kësaj, ish-ministrja e Punëve të Brendshme detyrohet që të paguajë edhe harxhimet që janë bërë gjatë procedurës gjyqësore në të cilën është gjykuar ajo.

Ish-minstrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, në këtë lëndë e cila ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” ka qenë e akuzuar së bashku me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-ndimësin e ministres në MPB, Gjoko Popovski.

Nikolla Gruevski dënohet me dy vite burg në lëndën “Tanku”
Lexo po ashtu Nikolla Gruevski dënohet me dy vite burg në lëndën “Tanku”

Gruevski dhe Popovski më herët në këtë lëndë u dënuan me dy vite burg, gjegjësisht gjashtë vite./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori