Ministrja e Arsimit në RMV, Vesna Janevska njofton se mësuesit do të jenë në detyrë në korridoret dhe oborret e shkollave.

"Në vend të nxënësve, që tani e tutje, mësuesit do të jenë në detyrë në korridoret dhe oborret e shkollave.


Dua t'ju informoj se Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka dërguar një letër të gjitha shkollave dhe bashkive, duke kërkuar që ato të rikthejnë praktikën që ekzistonte në të kaluarën - të kenë mësues në detyrë gjatë pushimeve të gjata dhe të shkurtra, në vend të nxënësve në detyrë. Besoj se kjo masë do të ndihmojë në parandalimin e incidenteve dhe sjelljes së papërshtatshme të nxënësve", njofton Ministrja nëpërmjet profilit të saj në Facebook.

Janevska përsëriti se për një luftë më efektive kundër dhunës nga bashkëmoshatarët, është e nevojshme mbështetja nga të gjithë aktorët shoqërorë, dhe më e rëndësishmja, nga familja, prindërit dhe kujdestarët./Telegrafi/