LAJMI I FUNDIT:

A janë WiFi-të publike të rrezikshme?

A janë WiFi-të publike të rrezikshme?

Kushdo që lidhet me një WiFi publike, duhet t’i kushtojë vëmendje disa pikave në interes të sigurisë.

Ju jeni në lëvizje dhe doni të bëni disa gjëra shpejt në internet.

Por lidhja e internetit me celular në telefonin tuaj është e dobët.

Andaj, para se të përdorni një lidhje të tillë në internet, duhet të merrni parasysh disa pika, transmeton Telegrafi.

Rrjete të shumta publike WiFi janë në thelb të pasigurta dhe për këtë arsye duhet të përdoren me kujdes.

Kushdo që gjen një WLAN të hapur në një pishinë, hotel apo restorant në natyrë, nuk e di se cila është siguria e këtij rrjeti, shkruan Futurezone.at.

Kërcënim për vjedhjen e të dhënave 

Nëse lidhjet WLAN nuk janë siguruar siç duhet, ekziston rreziku që dikush të lexojë dhe të vjedhë informacione dhe të dhëna: fjalëkalimet, detajet e kartës së kreditit ose informacione të ngjashme të ndjeshme mund të bien në duar të gabuara në këtë mënyrë.

Por edhe nëse pronari i lokalit e siguron WLAN-in e tij në mënyrë të mjaftueshme, ekziston ende rreziku.

Për shembull, nëse një kafene operon me një WiFi të quajtur “GuterKaffee”, kriminelët mund të krijojnë një WiFi tjetër të dytë me të njëjtin emër dhe të shpresojnë që njerëzit që nuk dyshojnë të lidhen me WiFi-në e gabuar. Kjo pastaj bën që hakerët të vjedhin të dhënat e përdoruesit.

Kujdes i veçantë kërkohet nëse, pasi të keni krijuar një lidhje me një WLAN publik, papritmas shfaqet një mesazh që thotë se duhet të instaloni një azhurnim ose të shkarkoni një aplikacion. Në asnjë rast nuk duhet të bëni një gjë të tillë dhe të shkëputni menjëherë lidhjen me WiFi-në. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Apple, Meta dhe Google do të hetohen nga BE-ja

Apple, Meta dhe Google do të hetohen nga BE-ja

Teknologji
Nga nesër, vetëm një lloj mbushësi do të përdoret për të gjithë telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

Nga nesër, vetëm një lloj mbushësi do të përdoret për të gjithë telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

Teknologji
Apple Vision Pro

Apple Vision Pro "shpërthejnë" në mesin e amerikanëve, njerëzit po i bartin në rrugë, vetura, tren dhe gjatë ‘shoppingut’

Teknologji
Kalo në kategori