LAJMI I FUNDIT:

“Janë duke u përmirësuar” – Peter Cech tregon se kur Chelsea mund ta fitoj titullin në Ligën Premier

“Janë duke u përmirësuar” – Peter Cech tregon se kur Chelsea mund ta fitoj titullin në Ligën Premier

Chelsea aktualisht është në vendin e 10-të në tabelën e Ligës Premier  dhe nuk ka gjasa të fitojnë titullin së paku këtë edicion.

Por legjenda e londinezëve, ish-portieri Petr Cech këmbëngul se Blutë po përmirësohen nën drejtimin e Mauricio Pochettino dhe thotë se sezoni 2025/26 është sezoni më i hershëm që Chelsea mund ta fitojë ligën.

“Nëse flisni për një titull të ligës, ky sezon nuk po shkon ashtu siç dëshironin”, tha ish-portieri për Sky Sports.

“Nëse ata mund të kenë një fund të mirë të fortë të sezonit dhe të ndërtohen për sezonin e ardhshëm, ndoshta ky është sezoni ku Chelsea mund të ngjitet në tabelë, duke sfiduar për katër të parët. Sezoni më pas, është viti i parë realist për Chelsean që sfidon për titull”.

“Ai ishte gjithmonë një hap para” – Cech tregon taktikën gjeniale që Mourinho e përdorte para gazetarëve
Lexo po ashtu “Ai ishte gjithmonë një hap para” – Cech tregon taktikën gjeniale që Mourinho e përdorte para gazetarëve

“Marrja në vetvete është një ndryshim i madh. Ju keni një pronar të ri me një vizion të ri, një stil të ri, një mënyrë të re që ata duan të drejtohet klubi. Kjo kërkon një përshtatje, përfshin lojtarët dhe të gjithë që punojnë për klubin. Këto gjëra kërkojnë kohë. Ekipi është ndërtuar në një mënyrë të caktuar, por që kur jam larguar, ka pasur një ribërje të plotë të skuadrës dhe është sfiduese për të gjithë kur keni shumë ndryshime”, tha Cech.

Problemi i Chelseat sipas Cech është se disa nga lojtarët kanë ardhur me pritshmëri të mëdha dhe nuk kanë treguar në fushë atë që pritej nga ta.

Petr Cech zbulon favoritët për të fituar titullin e Ligës Premier
Lexo po ashtu Petr Cech zbulon favoritët për të fituar titullin e Ligës Premier

“Disa nga lojtarët ndoshta kanë ardhur me pritshmëri të mëdha, me shumë para që janë shpenzuar prej tyre, gjë që krijon edhe më shumë presion. Kur rezultatet nuk janë aty, kjo skuadër është vërtet e re dhe mendoj se ata ndonjëherë e kanë të vështirë t’i përmbushin ato pritshmëri”.

“Duke parë ndeshjet e muajit të fundit, nuk e sheh shtyllën kurrizore apo bërthamën e ekipit. Kjo tregon se ka shumë potencial, por trajnerët nuk kanë gjetur ende formulën e duhur për të gjetur bërthamën”, deklaroi ish-portier çek, Peter Cech. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Ranglista e klubeve shqiptare në Evropë – Ballkani lë pas klubet nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria

Ranglista e klubeve shqiptare në Evropë – Ballkani lë pas klubet nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria

Ndërkombëtare
Formacioni i mundshëm i Mourinhos nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Formacioni i mundshëm i Mourinhos nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Mbappe iu ofrua Liverpoolit dhe Arsenalit? Fabrizio Romano jep detajet në lidhje me kalimin e mundshëm të francezit në Ligën Premier

Mbappe iu ofrua Liverpoolit dhe Arsenalit? Fabrizio Romano jep detajet në lidhje me kalimin e mundshëm të francezit në Ligën Premier

Premier League
Alphonso Davies merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

Alphonso Davies merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

Bundesliga
“Ai gjithmonë ka shënuar kundër meje”, Buffon emëron sulmuesin që i ka shkaktuar më shumë dhimbje në karrierë

“Ai gjithmonë ka shënuar kundër meje”, Buffon emëron sulmuesin që i ka shkaktuar më shumë dhimbje në karrierë

Ndërkombëtare
Cristiano Ronaldo e nis 2024-ën me gol të jashtëzakonshëm dhe festë të re, të gjithë do ta kopjojnë atë

Cristiano Ronaldo e nis 2024-ën me gol të jashtëzakonshëm dhe festë të re, të gjithë do ta kopjojnë atë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori