LAJMI I FUNDIT:

James sulmon trajnerët anglez, kërkon një të huaj për Anglinë

James sulmon trajnerët anglez, kërkon një të huaj për Anglinë

David James thotë se ‘Tre Luanët’ kanë një ekip të mirë, por mendon se FA duhet të emërojë një menaxher të huaj pasi nëse sjellët një anglez atëherë do të përfundojnë si këtë vit

Ish portieri i Anglisë mendon se Shoqata e Futbollit duhet të shikoj jashtë Anglisë, në emërimin për një menaxher të ri të kombëtares.


Sipas menaxherit të përgjithshëm të Gjermanisë, Oliver Bierhof, trajneri i Shtetet e Bashkuara, Jurgen Klinsmann është në bisedime për të zëvendësuar Roy Hodgson, ndërsa edhe menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger dhe Laurent Blanc kanë qenë të lidhur me stolin anglez.

Ndërsa, ka pasur debate në se FA duhet të zgjedhin për një trajner vendor, me menaxherin e ri të Bournemouth, Eddie Hoëe, i cili shihet si kandidat, ish-portieri i Anglisë mendon që kjo nuk është adekuate, pasi Anglia ka nevojë për një të huaj.

“Nëse sjellim një prapë një trajner anglez, do të përfundojmë si në 2014 dhe 2016”, deklaroi James, i cili ka zhvilluar 53 paraqitje për Anglinë nga viti 1997 deri 2010.

“Unë mendoj se duhet sjellë një trajner të huaj, i cili ka disa ngjashmëri me stilin e lojës që lojtarët anglez kanë, dhe pastaj ne kemi lojtarët nga nën 21-vjeçar që do të vijnë, ku kemi një ekip të mirë”, përfundoi ish-gardiani i portës së Anglisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori