LAJMI I FUNDIT:

James Corden zbulon se u largua nga “The Late Late Show” për të kaluar kohë me familjen

James Corden zbulon se u largua nga “The Late Late Show” për të kaluar kohë me familjen

Ai dhe familja e tij janë duke u përgatitur të largohen nga Los Angeles për t’u kthyer në vendlindjen e tij në Mbretërinë e Bashkuar, mes reagimeve të shumta për abuzim me stafin në një restorant në New York.

Në një intervistë të re, James Corden ka pohuar se u larguar nga “The Late Late Show” për të kaluar më shumë kohë me fëmijët e tij – Max, 11-vjeçar, si dhe vajzat Carey, 8-vjeçe dhe Charlotte, 4-vjeçe.


Prezantuesi televiziv, 44-vjeçar, i cili është i martuar me producenten televizive Julia Carey, 46-vjeçare, kujtoi se duhej të anulonte për një pushim familjar.

Foto: CBS

James tha për The Times se ai e kujton me dashuri fëmijërinë e tij dhe nuk donte t’i humbiste ato vite të çmuara me fëmijët e tij, kështu që vendosi të largohej nga “The Late Late Show”.

“Ne u desh të anulonim pushimet verore të vitit të kaluar [për shkak të punës] dhe kur i thashë Maxit, ai dukej shumë i trishtuar dhe e dija që thjesht nuk mund ta bëja këtë përsëri. Prandaj u largova”, shtoi komediani.

James Corden sqaron situatën në lidhje me sjelljen ndaj stafit të një restoranti në New York: Nuk ka qenë qëllimi im
Lexo po ashtu James Corden sqaron situatën në lidhje me sjelljen ndaj stafit të një restoranti në New York: Nuk ka qenë qëllimi im

I njëjti së fundmi ka folur edhe për kritikat që iu bënë pas dëbimit nga restoranti.

Foto: Getty Images

Ai tha se komentet e tij kishin qenë ‘në nxehtësinë e momentit’, por u zotua se do t’i ‘kërkonte falje personalisht’ stafit të Balthazar.

“Por e vërteta është se unë kam bërë një koment të vrazhdë. Dhe ishte e gabuar. Ishte një koment i panevojshëm, ishte i pahijshëm për kamerierin”.

Foto: Getty Images

“Nuk ka qenë kurrë qëllimi im. Thjesht nuk ishte. E dua atë restorant. Më pëlqen stafi atje”, përfundoi Corden. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori