LAJMI I FUNDIT:

James Corden do të largohet nga “The Late Late Show” në vitin 2023

James Corden do të largohet nga “The Late Late Show” në vitin 2023
Foto: YouTube

James Corden do të largohet nga “Late Late Show” pranverën e ardhshme pas mbi tetë vitesh si prezantues.

“Ka qenë një vendim vërtet i vështirë për t’u larguar sepse jam jashtëzakonisht krenar për shfaqjen. Jam i emocionuar që do të zgjasë edhe për një vit”, tha Corden në një deklaratë për Deadline.


“Gjithmonë kam menduar se do ta bëja për pesë vjet dhe më pas do të largohesha, dhe më pas qëndrova. Vërtet kam menduar për këtë për një kohë të gjatë, duke menduar nëse mund të ketë një aventurë më shumë”.

Kontrata e Corden do të skadonte në muajin gusht, por ai zgjati bashkëpunimin deri në pranverën e vitit 2023.

“Shtatë vjet më parë, James Corden erdhi në ShBA dhe mori një stuhi televizive, me lëkundje të mëdha krijuese dhe komike që rezultoi në një transmetim me shikueshmëri të madhe edhe në internet”, tha George Cheeks, CEO i CBS.

James Corden tallet me Jada Pinkett Smith në “The Late Late Show”, pak ditë pasi Will goditi Chris Rock në “Oscars”
Lexo po ashtu James Corden tallet me Jada Pinkett Smith në “The Late Late Show”, pak ditë pasi Will goditi Chris Rock në “Oscars”

“Në dy vitet e mia në CBS, kam pasur privilegjin të shoh nga afër gjeniun krijues të James dhe të përjetoj partneritetin e tij të vlefshëm me CBS, si interpretues dhe producent. Ne dëshirojmë që ai të qëndrojë më gjatë, por jemi shumë krenarë ai e bëri CBS shtëpinë e tij dhe se ky partneritet do të zgjasë edhe një sezon në ‘The Late Late Show’”, përfundon deklarata.

Aktori i “Oceans 8” shpjegoi vendimin e tij për t’u larguar nga shfaqja gjatë një monologu në episodin e së enjtes.

Corden, i cili është i njohur për skeçe si “Carpool Karaoke”, ka shfaqur njerëz si Adele e Justin Bieber.

Është e paqartë se çfarë do të bëjë 43-vjeçari pasi t’i skadojë kontrata, por ai do të flasë sërish për largimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Dua dhe Dugi shihet teksa mbërrijnë së bashku në Aeroportin e Neq Yorkut, për Samitin

Dua dhe Dugi shihet teksa mbërrijnë së bashku në Aeroportin e Neq Yorkut, për Samitin "Time 100"

Magazina
Kalo në kategori