LAJMI I FUNDIT:

James Blunt për hitin “You’re Beautiful”: E lëshojnë nëpër dasma, ndërsa flet për mua duke ndjekur ish-të dashurën teksa jam nën efektin e drogës

James Blunt për hitin “You’re Beautiful”: E lëshojnë nëpër dasma, ndërsa flet për mua duke ndjekur ish-të dashurën teksa jam nën efektin e drogës
(Foto: Instagram/jamesblunt)

Këngëtari britanik, James Blunt, ka treguar një fakt në lidhje me hitin e tij të madh nga viti 2004, “You’re Beautiful”.

Edhe pse shumëkush konsideron se është një këngë romantike, e cila madje këndohet shpesh nëpër dasma, muzikanti ka treguar se çfarë historie fshihet pas saj dhe se prapaskena është “më i errët” nga sa mund të imagjinohej.


“Kënga flet për mua duke ndjekur femrën e tjetërkujt (ish-të dashurën), ndërkohë që jam në metro ndërsa jam nën efektin e drogës, mirëpo njerëzit e lëshojnë këtë këngë në dasma, gjë që është e bukur”, ka rrëfyer Blunt gjatë emisionit The John Bishop Show.

James Blunt nuk duron më, tregon kujt i kushtohet hit-balada “You’re Beautiful” (Video)
Lexo po ashtu James Blunt nuk duron më, tregon kujt i kushtohet hit-balada “You’re Beautiful” (Video)

Kjo nuk është hera e parë që 47-vjeçari flet për kuptimin e vërtetë të këngës së tij, sepse këtë e kishte bërë edhe në një intervistë me Oprah Winfrey në vitin 2006.

“Flet se si e kam parë ish-të dashurën në një metro në Londër me të dashurin e saj të ri për të cilin nuk e kam ditur se ekziston. Na janë takuar shikimet, kam jetuar përjetësinë në atë çast, por nuk kam bërë asgjë. Që atëherë nuk jemi parë më”, kishte treguar asokohe Blunt. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Besa si një

Besa si një "Titan" i vërtetë në 'Eurovision 2024', përfundon me sukses performancën e saj në Malmo

Magazina
Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Pyetet nëse ka bërë ndonjë pikturë të Kiarës shtatzënë, Kristi Aliaj befason me një portret të frikshëm

Magazina
Hailey dhe Justin zbuluan se do të bëhen prindër së shpejti, reagon nëna e këngëtarit

Hailey dhe Justin zbuluan se do të bëhen prindër së shpejti, reagon nëna e këngëtarit

Magazina
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e

Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Kalo në kategori