LAJMI I FUNDIT:

Jakup Berisha më i miri i xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligë

Jakup Berisha më i miri i xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Në xhiron e 6-të të Albi Mall Superligës ky çmim i ka takuar mesfushorit të FC Feronikeli ‘74 , Jakup Berisha.

Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Bujar Asllani, Milaim Humolli e Blerim Haxholli, vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë mesfushorit të Niklit, pasi në ndeshjen në udhëtim kundër FC Liria pati paraqitje të mirë, teksa shënoi edhe dy gola, duke kontribuuar që skuadra e tij të fitojë tri pikë të reja, duke e përmbysur rezultatin nga 3:0 në 3:5.


Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Feronikeli ‘74, Jakup Berisha e ndau Edon Sejdaj, dizajner në Albi Mall.

Pasi mori këtë çmim, Berisha u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe për faktin që skuadra e tij tregoi karakter të lartë, duke u rikthyer nga disavantazhi prej tre golash.

“Të shpallesh më i miri i xhiros është një ndjenjë e veçantë, sidomos në një ndeshje si ajo e ditës së djeshme, e cila ishte e papërshkrueshme dhe e para në karrierën time që më solli emocione të tilla”.

“Të gjithë janë befasuar me përmbysjen e rezultatit nga 3:0 në 3:5 që e bëri skuadra jonë, por kjo tregon karakterin e ekipit tonë. Jam shumë i lumtur për fitoren dhe për faktin që e kam ndihmuar ekipin të arrijmë një tjetër fitore të vlefshme në Albi Mall Superligë”.

“Falënderoj bashkëlojtarët, stafin e trajnerëve, tifozët dhe të gjithë ata që besojnë tek ne. FC. Feronikeli 74 nga ndeshja në ndeshje do të hyjë për rezultate pozitive dhe besoj që me punën që po bëjmë do të arrijmë pikë maksimale në çdo ndeshje”, ka thënë Jakup Berisha për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Mbappe, Vinicius Jr, Bellingham: Renditja e fundit e favoritëve për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori