LAJMI I FUNDIT:

Jake Paul nuk është më objekt talljeje: Fiton me nokaut brutal në raundin e parë ndaj një boksier profesionist

Jake Paul nuk është më objekt talljeje: Fiton me nokaut brutal në raundin e parë ndaj një boksier profesionist

Youtuberi i famshëm, Jake Paul ua mbylli gojën kritikëve dhe për herë të parë në karrierën e tij mundi një boksier profesionist me një nokaut spektakolar në raundin e parë.

26-vjeçari amerikan fitoi për të tetën herë në karrierën e tij, por për herë të parë ndaj një boksieri profesionist.


Kujtojmë se Paul fitoi famë botërore duke regjistruar video në Youtube dhe në vitin 2020 vendosi të bëhej boksier.

Fillimisht ai u ndesh me Youtuberë të tjerë dhe shumë e tallnin për këtë, ndaj vendosi të luftojë kundër emrave më seriozë.

Tommy Fury mposht Jake Paulin, pavarësisht se u rrëzua nga YouTuberi
Lexo po ashtu Tommy Fury mposht Jake Paulin, pavarësisht se u rrëzua nga YouTuberi

Ai mundi ish-luftëtarët e MMA, Tyron Woodley, Ben Askren dhe Anderson Silva, por ishte ende objekt talljeje dhe vendosi të hyjë në ring me një boksier profesionist për herë të parë.

Vëllai i Tyson Fury, Tommy Fury e mundi atë me vendim të ndarë, por kjo disfatë nuk e dekurajoi atë. Në gusht, ai mundi Nate Diaz, një tjetër legjendë e MMA-së dhe mbrëmë ai doli në ring kundër boksierit profesionist amerikan Andre Augusto (35 vjeç, me rekord 10-1-1).

Paul e mundi atë në Orlando pas vetëm dy minuta e 32 sekonda luftë. Ai e dërgoi atë në dysheme me një ‘uppercut’ të fuqishëm me të djathtën dhe ky ishte fundi i luftës.

Jake Paul me këtë fitore u ngjit në vendin e 131-të në listën e BoxRec për luftëtarët më të mirë në kategorinë cruiserweight dhe është e sigurt se me këtë fitore ai dëshmoi se nuk është thjesht një cirk i zakonshëm, por se vërtet ka diçka për të në botën e boksit profesionist. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori